42 aksidente trafiku, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se 17 nga aksidentet ishin me persona të lënduar, kurse në 25 aksidentet tjera raportohet vetëm për dëme materiale.

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1 mijë e 683 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia ka arrestuar edhe 23 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/