24-02-2025

Malishevë

Dënohet për mosdeklarim të pasurisë kuvendarja e Malishevës

Asamblistja e Komunës së Malishevës, Filloreta Bytyqi, e akuzuar për mos deklarim të pasurisë, të mërkurën, është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, si dhe 400 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Mirëpo, dënimi me burg ndaj saj nuk do të ekzekutohet, nëse ajo brenda periudhës verifikuese prej një viti […]

Tri ditët e fundit, asnjë rast i thumbuar nga rriqrat në Komunën e Malishevës

Në tri ditët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i thumbimit nga rriqrat në territorin e Komunës së Malishevës. Kështu është deklaruar gjatë raportimit në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga kryetari i Komunës, Ragip Begaj. Në këtë mbledhje, drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për aktivitetet tyre gjatë javës […]

Ish-asamblisti i Komunës së Malishevës deklarohet i pafajshëm për mos raportim të pasurisë

Ish-asamblisti i Komunës së Malishevës, Aziz Thaqi, është deklaruar i pafajshëm për mos deklarim të pasurisë, në seancën fillestare të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Pasi që aktakuza u konsideruara e lexuar, i akuzuari Thaqi ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet, […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 09:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka me bashkëpunëtorë viziton ujëvarat dhe kalanë në fshatin Korishë. Ora 19:00 Në Malishevë mbahet Festivali mbarëkombëtar i folklorit “Oda e Llapushës”. (Sheshi i Dëshmorëve). Ora 19:00 Hapet ekspozita arkeologjike në Kalanë e Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net/

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për shpërndarje pa autorizim të fotografive të ish së dashurës në rrjete sociale

I akuzuari për fotografim dhe incizime tjera të paautorizuara, B.H. është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Anton Hasanaj, i akuzuari ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për […]

Një gyp shpërthen në qendër të Malishevës (Video)

Një gyp ka shpërthyer në qendër të Malishevës. Nga aty shihet se rrjedh sasi e madhe e ujit.  Kjo ka detyruar qytetarët dhe veturat të lëvizin në anën tjetër, dhe me kujdes.

Kthehet në Kosovë pas dy dekadash, tërë fshati dalin ta presin mërgimtarin nga Malisheva

Një rast i rrallë dhe mjaft i veçant ka ndodhur këto ditë në Kosovë. Mërgimtari nga Amerika, Nazmi Berisha, është kthyer në vendlindje pas 22 viteve dhe për kthimin e tij pas dy dekadash, po thuajse i gjithë fshati Gurbardh i Malishevës, kanë dal për ta pritur në Aeroportin e Prishtinës, shkruan Magazina.al Historia e […]

Prodhonte materie plasëse në Malishevë, dënohet me kusht dhe me gjobë i akuzuari

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me shtatë muaj burgim me kusht dhe 600 euro gjobë, të akuzuarin për prodhim të materies plasëse, Valbon Çollaku. Sipas aktgjykimit të shpallur të enjten, nga gjykatësi Njazi Morina, dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën dy vjeçare i njëjti nuk kryen […]

Akuzohet për vjedhje, paraqitet vullnetarisht në Polici

Në person i dyshuar për vjedhje është paraqitur vet në policinë e Malishevës, transmeton “Gazeta e Prizrenit” Policia bën të ditur se dyshimet kanë të bëjnë me rastin në rrugën  “Adem Jashari”, Malishevë, që ndodhi me datën  08.05.201 ora 20:45. “Lidhur me rastin me 23.07.2019 i dyshuar mashkull K/Shqiptar është vetëparaqitur në stacion policor, pasi […]

Malishevë: Të akuzuarit pranojnë sulmin fizik ndaj të dëmtuarit pasi nuk e kishte larguar veturën nga parkingu

Të akuzuarit për lëndim të lehtë trupor, Arjanit Berisha dhe Kreshnik Zogaj, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e kanë pranuar fajësinë për veprën që iu vihet në barrë. Pasi që aktakuza u lexua nga prokurorja Mone Syla, të njëjtit janë deklaruar se e ndiejnë veten […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.