24-03-2026

Rajonale

Të infektuarat nga Rahoveci janë infermiere nga hemodializa në Prizren

Dy raste që sonte rezultuan pozitiv me Covid-19 nga Rahoveci, janë infermiere të repartit të hemodializës, gjegjësisht pjesë e stafit të spitalit rajonal të Prizrenit. Këtë lajm e konfirmoi i pari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka thënë se janë marrë të gjitha masat për ndalimin e përhapjes së mëtejme të këtij […]

Dy raste me koronavirus në Rahovec

Raste me koronavirus  sot janë konfirmuar edhe në Rahovec, shkruan Gazeta e Prizrenit. Pas analizave nga IKSHPK-së, doli se nga kjo qytezë janë dy rastet e para me  Covid-19. Të infektuarit janë me vendbanim në Rahovec. /GazetaePrizrenit.net

Koronavirusi: Paraqiten rastet e para edhe në komunën e Dragashit

Harta e të prekurve me virusin Covid-19 sot është zgjeruar edhe në komunën e Dragashit, shkruan Gazeta e Prizrenit. Pas analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), doli se nga kjo pjesë janë dy rastet e para me koronavirus. Njëri nga infektuarit është nga fshati Zaplluzhë dhe një tjetër në fshatin Plavë. […]

Shërohen edhe 19 të prekur nga koronavirusi në Malishevë

Komuna e Malishevës bën të ditur se atje janë shëruar edhe 19 qytetarë që ishin të prekur me Covid-19. “Pas 40 ditësh në karantinë të plotë, Komuna e Malishevës sonte ka marrë një prej lajmeve më të mira në këto ditë të vështira të pandemisë me COVID-19, pasi edhe zyrtarisht, janë shëruar edhe 19 qytetarë […]

Shërohet nga coronavirusi asambleisti i Malishevës, ky është mesazhi i tij

Demir Bajra, asambleist i Kuvendit Komunal të Malishevës është shëruar mbrëmë nga Covid-19. Ai përmes një postimi në Facebook ka kumtuar lajmin duke thënë se pas 38 ditë qëndrimi në Infektive, dhe pasi dy herë doli negativ në test, tash është i shëruar plotësisht.   Bajra ka falënderuar mjekët dhe infermierët për kujdesin, si dhe […]

Edhe dy të shëruar nga Malisheva, numri shkon në 36 të shëruar

Komuna e Malishevës, hyri në ditën e shtatë pa persona të prekur me COVID-19, e po ashtu janë shënuar edhe dy raste të shëruar të cilët paraprakisht ishin të prekur nga ky virus. Me këtë të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 36 persona, apo janë shëruar më […]

Pas aksidentit në trafik dy persona rrihen mes vete në Malishevë

Në Malishevë janë arrestuar dy persona, pasi dje kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje si pasojë e një aksidenti në trafik. Policia njofton se rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor dhe sulm. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë nga 24 personat e testuar nga Rahoveci s’doli i infektuar

Përmes, një postimi në facebook, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se 24 personat nga kjo komunë të cilët kishin kontakt me shitësin e fidaneve nga Malisheva të infektuar me koronavirus kanë dalë negativ. Postimi i tij i plotë: RAHOVECI VAZHDON TË MBETET I PAPREKUR NGA COVID-19 Të nderuar qytetarë, Sapo jam […]

Moti nesër e pasnesër

Reshjet e shiut që po bien gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë edhe gjatë natës, e nesër gjatë mëngjesit do të pushojnë, bën të ditur Prishtina Weather. Shërbimi i meteorologjisë njofton se të mërkurën gjatë ditës mbetet mot kryesisht me vranësira, e në mbrëmje priten kthjellime të pjesshme. “Të enjten do të mbajë mot […]

Solidaritet në pandemi: Mamusha ia huazon Suharekës pajisjen e pastrimit të rrugëve

Komuna e vetme me shumicë turke në Kosovë, në kohë pandemie, është solidarizuar me komunën fqinje të Suharekës, duke e mbështetur atë në pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve. Kryetari i Mamushës, Abdylhadi Krasniq, ka theksuar se gjatë një takimi me homologun e tij nga Suhareka ka lindur ideja që kjo makineri t’i jepet në shfrytëzim […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.