19-05-2024

Rajonale

Shiu shkakton dëme në Mamushë

Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë mbrëmë në disa lokacione në Kosovë, ka shkaktuar dëme të konsiderushme. Dëme të theksuara kanë pësuar edhe fermerët në Komunën e Mamushës. Shiu dhe erërat e forta shkatërruan serat. Kryetari i Komunës, Abdulhadi Krasniç ka dalur në vend të ngjarjes për të parë dëmet dhe për të vizituar fermerët.

Vendet e Dragashit që do të mbeten pa rrymë

KEDS ka njoftuar se do të ketë ndërprerjeje të rrymës në disa në disa vende të Kosovës, për shkak të punimeve në rrjet.  Ndërprerje të rrymës elektrike janë paraparë edhe në rajonin e Dragashit, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net’. Në NS 35/10 kV Sharri (Dragash) të martën (10.09.2019),  do të ndërprehet: Dalja 10 kV Bellobrodi  (Kodi: 30036008) prej orës 09:00 […]

Parashikimi i motit për fundjavë

Mot i paqëndrueshëm parashihet në fundjavë, ku priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi. Sot – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. 8.09 – Pjesërisht vranët. Pasdite me reshje lokale shiu dhe bubullima. Në mëngjes në vise të […]

Shtyhet shpallja e aktgjykimit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Sot, në Gjykatën Themelore në Gjakovë ishte e paraparë që të bëhej shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarit për vrasje të dyfishtë në Malishevë, Besim Maloku. Sipas gjykatësit Gëzim Pozhegu, njësiti për transportimin e të burgosurve nuk ka mundur ta sjellë të akuzuarin Maloku, duke bërë kështu që shpallja e aktgjykimit të shtyhet për 9 […]

Si u bë shkrumb e hi një pjesë e fabrikës së grave të Krushës së Madhe

Kishin bërë gati porosinë për ta dërguar në Zvicër, por zjarri që përfshiu fabrikën ua pamundësoi këtë. Tani, grave të Krushës iu duhet ta përgatisin ajvarin e turshitë nga fillimi, pasi ato që i kishin bërë gati u dogjën të tëra. Po punonin në oborrin e fabrikës duke i përgatitur porositë që janë bërë nga […]

Dy të arrestuar për sulm në Malishevë

Dy të dyshuar janë arrestuar pasi shkaku i një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një person tjetër në fshatin Mirushë, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy armë dhe një thikë. Me vendim […]

Dy ditët e ardhshme parashihet mot i ndryshueshëm

Gjatë dy ditëve parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, diell, e orëve të pasdites priten edhe reshje lokale shiu me bubullima. Në fillim të javës së ardhshme masa më të freskëta ajrore do të shtrihen mbi rajonin tonë, që gradualisht do të zbresin temperaturat përreth vlerave mesatare. Të premten-Ngrohtë, me diell dhe vranësira. […]

Krushë, zjarri shkrumbon fabrikën e perimeve (VIDEO)

Dëme të mëdha shkaktoi në Krushë zjarri që shpërtheu. Atje u dogj kooperativa bujqësore, në të cilën punonin gratë e kësaj ane, njofton Klan Kosova.    

Ish-luftëtarët e UÇK-së nga Malisheva, takohen pas 20-vitesh në vendin e njëjtë

Dy ish-luftëtarët e UÇK-së kanë bërë një takim historik pas dy dekadash. Ish-ushtarët ishin takuar menjëherë pas luftës në Malishevë dhe gëzimi i tyre që gjeten prapë njëri-tjetrin të gjallë, nuk mund të fshihej. Siç shihet edhe në pamjet e vitit 1999, dy ushtarët e UÇK-së përqafojnë njëri tjetrin, duke uruar fitoren e luftës, ndërsa […]

Digjet një pjesë e fabrikës së Grave të Krushës (FOTO)

Sot rreth orës 12:10, një pjesë e fabrikës së Grave të Krushës është përfshirë nga zjarri. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar shefi i kabinetit të Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Veli Gashi, i cili ka thënë se dëmet materiale janë të konsiderueshme, por që fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. “Sot rreth orës […]