20-04-2024

Bunarët në Malishevë shterojnë pas tërmetit (VIDEO)

Tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë e u ndje edhe në Kosovë, po dyshohet të ketë lënë 5 fshatra të Malishevës pa ujë.

Që nga mëngjesi i së martës, tri puse që ndodhen në Gurbardh të kësaj komune, shteruan, njofton Klan Kosova.

Si pasojë e kësaj, 7500 banorët e Gurbardhit e fshatrave përreth mbetën pa ujë e që me këtë gjendje përballeshin kryesisht gjatë muajve të verës.

Asnjë koment

Comments are closed.