03-05-2024

Leo Messi e fiton për herë të gjashtë ‘Topin e Artë’ – zgjedhet futbollisti më i mirë në botë

Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë për vitin 2019.Pasi e fitoi çmimin e ‘FIFA The Best’ për lojtarin më të mirë të vitit, argjentinasi e ka fituar edhe çmimin e Ballon d’Or (Topi i Artë), transmeton Insporti.

Sonte është dhuruar çmimi i Ballon d’Or nga revista prestigjioze franceze, “France Football”.Messi në garë për Topin e Artë ka mposhtur Virgil Van Dijkun dhe Cristiano Ronaldon, që përfunduan në pozitat dy dhe tre, ndërsa Sadio Mane u rendit i katërti.Ky është trofeu i gjashtë i Ballon d’Or për sulmuesin e Barcelonës, që ka hyrë në histori si futbollisti me më së shumti Topa të Artë.

Ai e ka lënë prapa Cristiano Ronaldon, që në karrierë ka fituar pesë Topa të Artë gjithsej.Messi këtë vit u shpall kampion i Spanjës me Barcelonën. /Insporti.com/

#BallondOr

@francefootball

View image on Twitter

Asnjë koment

Comments are closed.