18-07-2025

Rajonale

Organizata zvicerane AQH ndihmon QKMF-në, në Malishevë

Organizata zvicerane AQH e cila merret me sektorin e shëndetësisë, në kuadër të përkrahjes së vazhdueshme për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, përsëri i ka përkrahur me mjete konkretizuese. Donacioni i fundit që AQH e ka sjellë për QKMF-në, është në vlerë prej dy mijë euro, në mjete pune. “Krahas trajnimeve të […]

Dënohet me gjobë asambleisti i Dragashit, nuk e deklaroi pasurinë

Asamblisti i Komunës së Dragashit, Granit Rifaj, është dënuar me 100 euro gjobë, për mos deklarim të pasurisë. Aktgjykimi ndaj tij, është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, pasi që i akuzuari Rifaj, e ka pranuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Unë këtë veprim e kam bërë në mënyrë të […]

Ditët me vapë po vijnë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius. “Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme gjatë këtyre dy ditëve, duke krijuar […]

Një i arrestuar për dhunimin e një të miture në Rahovec

Një person është arrestuar si i dyshuar për dhunimin e një të miture. Sipas policisë, rasti është raportuar në Rahovec. “Viktima e mitur femër K-Shqiptare, me datë 24.06.2019 ka informuar se  ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raportin e policisë. I dyshuari është arrestuar  dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet […]

Pamje rrënqethëse nga lufta në rrethinën e Dragashit, kufomat e njerëzve në bunar e lumë

Në prill të vitit 1999 në Strellc të Dragashit, mediat ndërkombëtare kishin xhiruar pamjet rrenqethëse të kufomave të shqiptarëve të vrarë nga serbët që ishin future në bunarë dhe afër lumenjëve. Sipas dëshmitarëve 10 deri në 15 trupa gjendeshin në atë bunar, të mbytur  në prill të vitit 1999. Një nga banorët e fshatit rrëfen […]

Dënohet me 400 euro gjobë i akuzuari që pranoi fajësinë për posedim narkotikësh në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me 400 euro gjobë, të akuzuarin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, Adem Mazreku. Ndaj tij, gjithashtu është shqiptuar edhe dënimi plotësues, konfiskimi i narkotikut, i llojit marihuanë, raporton “Betimi për Drejtësi”. I akuzuari Mazreku është ngarkuar edhe me pagesën e paushallit gjyqësor në shumë […]

Rrugët e Suharekës shndërrohen në lumenj nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut

Përkundër që në disa qytete të Kosovës këto ditë ka qenë moti i nxehtë, në Suharekë po ndodh e kundërta. Në Suharekë po mbretëron një moti ligë e me shi të rrëmbyeshëm, shkruan Indeksonline.     Shiu i rrëmbyeshëm i ka shndërruar rrugët e qytetit në lumenj. Për shkak të kësaj qarkullimi me vetura është […]

Pas shiut, sërish vërshime në Rahovec

Pasditen e sotme Rahoveci sërish është përballur me vërshime pas rënies së shiut. Uji ka vërshuar edhe në rrugët kryesore duke i bërë të pakalueshme për qytetarët. Rahoveci dhe Malisheva edhe javën e kaluar e pësuan nga vërshimet duke u dëmtuar edhe tokat bujqësore. Në rrjetet sociale qytetarë nga Rahoveci kanë shpërndarë videot nga këto […]

Fillon regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta në Rahovec

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta në Shkollat e Mesme të Larta dhe në Shkollën Profesionale në Komunën e Rahovecit. Regjistrimi do të bëhet duke u bazuar në konkursin publik i cili është përgatitur nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe që është në uebaqen zyrtare të komunës. Drejtori i Drejtorisë Komunale të […]

Moti për pesë ditët e ardhshme

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë, pritet që të mbajë mot jo-stabil. Sipas “Prishtina Weather”, java fillon me mot të paqëndrueshëm, jo shumë të ngrohtë dhe me shi. Nga dita e mërkurë më nxehtë dhe kryesisht me diell. Nga dita e mërkurë fusha të presionit të lartë, që ndodhen mbi Skandinavi do të […]