03-12-2024

Nëntë vjet burgim për vrasjen e të miturit B.Muharremaj në stacionin e Suharekës

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  për të Mitur, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të miturit me iniciale  L.L. nga Duhla, Komuna e Suharekës,  për shkak të  veprës  penale vrasje e rëndë dhe veprës penale – mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Pë këtë Gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim për të mitur  në kohëzgjatje prej 9 (nëntë ) viteve, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Në aktvendim, thuhet se me datë 10.04.2018, rrethe orës 13:32 minuta, e privon nga jeta personin tjetër, tanë të ndjerin me iniciale  B.M., dhe me atë rast me dashje vë në rrezik jetën e më shumë se një personi, në atë mënyrë që si pasoj e një mosmarrëveshje që i mituri ka pasur me të dëmtuarin me iniciale V.M., vetëm disa orë më parë, dhe derisa ky i fundit ka qenë duke qëndruar me të miturin me iniciale A.B. dhe me madhorin me iniciale K.B. para një autobusi, tek Stacioni i Autobusëve në Suharekë duke pritur autobusin për në fshatin e tyre, atyre iu afrohet i mituri – I – me iniciale L.L, i shoqëruar edhe nga vëllai i tij –II-  me iniciale L.L. dhe shoku i tij  me iniciale G.RR., dhe sapo këta të fundit afrohen, atyre iu afrohen dhe tani i ndjeri me iniciale B.M. dhe i mituri  me iniciale L.Z..

“Në mes tyre fillon komunikim verbal, që zgjat vetëm disa sekonda dhe pas kësaj fillon përleshja fizike ku i mituri –I –me iniciale L.L me veprimin e tij të par, pasi nxjerr thikën nga xhepi, në gjatësi tehu rrethe 10 cm, e godet tani të ndjerin B.M. i cili në Spitalin Rajonal të Prizrenit  arrin pa shenja jete, më pastaj i mituri –I – me iniciale L.L. pasi godet tani të ndjerin, vazhdon me thikë në dorë sulmin fizik me të miturin  -IV – me iniciale A.B., të cilin e godet në regjionin e pasme të krahut të dorës së majtë dhe në anën e majtë  të shpinës dhe pasi largohet nga ky, me thikë në dorë vazhdon në drejtim  të të dëmtuarit  me iniciale V.M. të cilin po ashtu  e godet  në anën e majtë të murit të barkut.

Në komunikatë thuhet se I mituri i dytë, me iniciale L.L. nga Duhla, Komuna e Suharekës  për veprën penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 para.1, të KP-së ,i shqiptohet Masa Edukative –mbikëqyrja e shtuar nga ana e organit të kujdestarisë në kohëzgjatje prej një (1) viti.

I mituri – III – nga Duhla, Komuna e Suharekës me iniciale G.RR. për veprën për veprën penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 para.1, të KP-së ,i shqiptohet Masa Edukative –mbikëqyrja e shtuar nga ana e organit të kujdestarisë në kohëzgjatje prej një (1) viti.

I mituri – IV – nga fshati Gjinoc, Komuna e Suharekë me iniciale A.B. për veprën për veprën penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 para.1, të KP-së ,i shqiptohet Masa Edukative –mbikëqyrja e shtuar nga ana e organit të kujdestarisë në kohëzgjatje prej pesë (5) muajve.

I mituri –V- nga fshati Gjinoc, Komuna e Suharekës me iniciale L.Z. për veprën për veprën penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 para.1, të KP-së ,i shqiptohet Masa Edukative –mbikëqyrja e shtuar nga ana e organit të kujdestarisë në kohëzgjatje prej shtatë (7) muajve.

Sepse  të miturit  II me iniciale L.L. G.RR. A.B. dhe L.Z.  në kohë dhe vend të njëjtë si në dispozitivin nën I, në rrethana  të përshkruara  si më lartë, marrin pjesë në rrahje, përleshje fizike që vije në mes tyre e cila rezulton me vdekjen e tani të ndjerit me iniciale B.M. dhe lëndimin e rëndë trupor të të dëmtuarit me iniciale V.M.”, thuhet në komunikatën e GJTH-së. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.