01-05-2024

Rajonale

Ratkoci, model që duhet ndjekur për dhurimin e gjakut (FOTO)

Një numër i madh i banorëve të Ratkocit të Rahovecit dhe rrethinës i janë përgjigjur thirrjes për dhurim vullnetar të gjakut në aksionin tashmë tradicional, që dje është organizuar për të 11-ën herë në këtë fshat, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Vullnetarë nga fshati Ratkoc dhe fshatrat përreth, që kanë shëndet të mirë, me moton “Dhuro gjak-shpëto jetë!” […]

Lëndohet pasi bie nga shtylla elektrike në Malishevë

Një person ka marrë lëndime të rënda pas rrëzimit nga një shtyllë elektrike në Malishevë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në rr. “Skënderbeu”, derisa viktima ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, aksidentalisht është rrezuar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Pas ndihmës së dhënë mjekësore, raportohet se i njëjti është jashtë […]

Moti të mërkurën

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe fjolla të dobëta bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në Prizren temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 5 gradë Celsius. Në vend ndërkaq temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet […]

Një vajzë e zhdukur në një fshat të Suharekës

Një vajzë e mitur është raportuar si e zhdukur në fshatin Tërrnje të Suharekës. Në raportin e Policisë, thuhet se babai i saj, dje në mesditë ka njoftuar se vajza e tij e moshës së mitur nuk ishte kthyer në shtëpi. Vajza kishte dalë nga shtëpia me qëllim që të shkojë, por nuk ishte kthyer. […]

Moti të martën

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu, kryesisht në Dukagjin. Pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në Prizren temperaturat do të lëvizin ndërmjet 0 deri 9 gradë Celsius. Në vend […]

Bashkë me Autostradën e Dukagjinit, Lekaj premton në Rahovec edhe sanimin e shtratit të Drinit

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në debatin publik me qytetarët e Rahovecit për autostradën e Dukagjinit. Ministri Lekaj u premtoi qytetarëve të Rahovecit se sugjerimet e tyre do të merren parasysh dhe se ato që janë të arsyeshme do të inkorporohen në projektin final. I pari i Infrastrukturës dhe […]

Parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se javën që vjen në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, ku temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. “Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu, […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 08:30 Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës. (Ndërtesa e Komunës). Ora 11:30 Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Rahovecit, ku do te interesuarit do të njoftohen për projektet ideore të autostradës së Dukagjinit.(salla e […]

Lekaj nesër merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Rahovecit

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, nesër do të marrë pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Rahovecit, ku të interesuarit do të njoftohen për projektet ideore të autostradës së Dukagjinit dhe të japin komentet e tyre. Dëgjimi publik do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal (KK)  me fillim prej orës 11:30.  

Në Llapushnik të Dragashit arrestohet personi që posedonte drogë

Gjatë një kontrolli në fsh.Llapushnik të Dragashit është arrestuar një person (shqiptar) pasi tek ai janë gjetur substanca të drogës. Sipas raportit policor, të dyshuarit i janë konfiskuar dy qese me 8.25 gram substancë të dyshuar të llojit marihuanë. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rastit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet […]