01-05-2024

Rajonale

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 13:00 Me rastin e manifestimit tradicional kulturor e përkujtimor “Flaka e Janarit”, Komuna e Rahovecit organizon aktivitete në nderim të dëshmorëve. (Qendra Kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec) Ora 19:00 Shfaqet premiera e monodramës “02.08.1944” e autorit Edis Galushi. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren) /GazetaePrizrenit.net/

Shabani takohet me drejtorë dhe me përfaqësues të prindërve të shkollave të Sharrit (ish-Dragashit)

Kryetari i Komunës  së Dragashit, Shaban Shabani është takuar me përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të shkollave dhe drejtorët e shkollave, me të cilët, siç njoftohet është diskutuar rreth situatës aktuale, tashmë kur greva e përgjithshme e mësimdhënësve mbushi dhjetë ditë. Në njoftim thuhet se ata dje kanë diskutuar për nevojën e tejkalimit nga kjo […]

Rahoveci e Prizreni shtyjnë debatet publike për “Autostradën e Dukagjinit”

Debatet publike të caktuara për javën tjetër në Komunën e Prizrenit dhe atë të Rahovecit lidhur me projektin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për ndërtimin e “Autostradës së Dukagjinit” janë shtyrë për fillimin e muajit shkurt, shkruan sot Koha Ditore. Arsyetimet e dhëna nga komunat përkatëse janë të ndryshme. Komuna e Prizrenit ka përmendur […]

Bllokohet rruga për në Brezovicë(Foto)

Rruga për në Brezovicë është bllokuar për shkak të reshjeve të mëdha të borës, njofton Klan Kosova. Këtë lajm e ka konfirmuar për Klan Kosova Ilir Morina – kryeshefi i agjencisë për mbrojtjen e mjedisit në Kosovës, i cili tha se policia ka bllokuar rrugën për shkak se nga mëngjesi janë në përpjekje për të […]

Moti gjatë fundjavës

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën më të madhe të vendit parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore, kryesisht në orët e para të së shtunës. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët. Të dielën parashihet të mbajë mot me vranësira të ndërrueshme dhe kthjellime. Sipas Institutit […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 14:00 Dega e LDK-së në Suharekë organizon manifestim me rastin e 29 vjetorit të themelimit. (Hotel “Rozafa”). /GazetaePrizrenit.net/

Prokuroria tregon si iu grabitën pejanit rreth 230 mijë euro

Në një skemë të grabitjes që ndodhi në fund të vitit 2016 në Pejë, hajnat i morën një qytetari para në vlerë prej më shumë se 223 mijë euro. Katër persona të përgatitur mirë kishin arritur t’ia marrin Gazmend Gashit gjitha paratë që kishte mbledhur gjatë gjithë jetës së tij. Mënyra se si kanë arritur […]

Vdekje e dyshimtë në Xërxë të Rahovecit

Në fshatin Xërxë të Rahovecit është raportuar për një viktimë të gjinisë mashkullore që është gjetur pa shenja jetë në veturën e tij, transmeton “GazetaePrizreni.net”. Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur dje ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Policia nuk ka njoftuar për identitetin […]

Ministria e Infrastrukturës thotë se rrugët janë të kalueshme

Pas reshjeve të fundit të gjitha rrugët në vend, e që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, janë të kalueshme për qarkullim rrugor, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Kompanitë e kontraktuara nga MI-ja gjatë gjithë kohës janë në teren dhe po përkujdesën që rrugët e vendit të jenë të […]

Moti sot në rajonin e Prizrenit

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën më të madhe të vendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovë në Prizren temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, kurse në nivel vendi temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet […]