26-03-2026

Rajonale

Avokati thotë se Cena u intervistua më shumë për shqiptarët e vrarë gjatë luftës

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabahajdin Cena, ditë më parë është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs, në Prishtinë. Avokati i tij, Mahmut Halimi, ka treguar në T7, se klienti i tij konsiderohet i dyshuar nga Gjykata Speciale. Ndaj tij, ky institucion i drejtësisë ka kërkuar të japë informacione, […]

Suhareka me nivelin më të ulët të ekstremizmit

Në kohën kur Kosova po përballej me shkuarjen e një numri të qytetarëve të saj në Siri, dy komuna, Suhareka dhe Podujeva nuk u preken nga ky fenomen. Sipas një hulumtimi të Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED, Suhareka nuk ka asnjë të tillë. Ndërkohë, komuna e Suharekës, sipas hulumtimit “Parandalimi […]

Rahovec: Dënohet me kusht pasi pranon se kishte blerë telefonin e vjedhur

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me tre muaj burgim me kusht për të akuzuarën për veprën penale “blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, Genta Koleci. Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, e akuzuara Koleci nuk kryen vepër […]

Rahovec: Kthehet në rivlerësim prokurimi për Hartën Zonale

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar njoftimin për dhënie të kontratës në aktivitetin e prokurimit për hartimin e Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit. Gjykata e Tenderëve ka marrë vendim që këtë lëndë ta kthejë në rivlerësim, pasi që paraprakisht ka aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Infra plus & Luz DD & […]

Rrëfehet i akuzuari: Vrasja e Suharekasit u porosit nga gruaja e tij

Në gjykimin për vrasje të rëndë, e cila ka ndodhur në Peqan të Suharekës më 2016, sot para Gjykatës në Prizren mbrojtjen e ka dhënë i akuzuari Murat Ademi. Gjatë dhënies së versionit të tij për vrasjen e Abedin Bytyqit familjarët e këtij të fundit nuk i ndalnin lotët. Seanca si zakonisht u përcoll me […]

Moti sot

Në Prizren e rrethinë parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell. Mot i ngjashëm do të mbajë edhe në pjesën tjetër të vendit,  ku në pjesën e parë të ditës dhe gjatë natës do të ketë ngrica. Nga sot në Kosovë temperaturat maksimalet mbi 0 gradë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat […]

Në Suharekë, qenin e fusin në luftë me një ujk (video)

Në Komunën e Suharekës, sipas disa fotografive dhe videove të shpërndara në rrjete sociale, shihet se një qen është futur në nga pronarët e tij në luftë me një ujk, të cilin disa persona e kishin lidhur. “Nuk mjaftun veq qent po u desht edhe ujqit klysh me ja u knaq at shpirt te poshter!!!”, […]

Sharr (ish-Dragash): Shtyhet seanca për uzurpim të pronës ndaj 4 të akuzuarve

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, sot ka dështuar të mbahet seanca ku paditësi Nazim Halimi po kërkon lirimin e pronës pasi pretendon se ajo është uzurpuar nga Driton Qengaj, Kamber Nuhiu, Ramadan Mustafa, dhe Bekim Krasniqi. Shkak i shtyrjes së seancës në divizionin civil u bë mungesa e të paditurit Ramadan Mustafa, […]

Suharekë: Arrestohet një person për kanosje dhe dhunë në familje

Në fshatin Duhël të Suharekës është arrestuar një person, pasi vazhdimisht kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, ka njoftuar policia. Në raport, thuhet se viktima nuk e kishte raportuar rastin, pasi që i dyshuari e kishte kanosur. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net/

Moti sot

Në Prizren e rrethinë parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell. Mot i ngjashëm do të mbajë edhe në pjesën tjetër të vendit, ku vranësirat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me fjolla të lehta bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në rajonin e Dukagjinit  temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.