08-05-2024

Rajonale

Suharekë: Tre persona rrahin rojën e parkut nacional

Në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës janw arrestuar tre persona nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht rojën e parkut nacional, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Policia e Kosovës, ka njoftuar  se dy nga të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar. Në anën tjetër viktima ka […]

Arrestohet për drogë dhe falsifikim të dokumenteve

Një person i dyshuar është arrestuar nga policia në Suharekë për drogë dhe falsifikim të dokumenteve. Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në veturë, i dyshuari nga dritarja ka hedhur një cigare të mbushur me substancë të dyshuar me narkotikë të llojit marihaunë. “Gjate kontrollimit të dokumenteve  të veturës, zyrtarët policorë kanë kuptuar se vetura […]

Prizreni rritet edhe për nëntë banorë të rinj

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 9. 3  meshkuj 6  femra 2  lindje me operacion./GazetaePrizrenit.net/

Moti sot

Sot në rajonin e Prizrenit parashihet të mbretëroj mot me diell. Moti i ngjashëm do të ketë edhe në pjesën tjetër të vendit. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gr. Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë […]

Të akuzuarit për kanosjen e zyrtarëve të ATK-së kërkojnë të hedhet aktakuza, prokuroria kundërshton

Të akuzuar se në prill të vitit 2014, kishin kanosur disa zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), të akuzuarit Valdet Dula dhe Fadil Dula, të mërkurën kërkuan nga gjykata që të hedhë poshtë aktakuzën ndaj tyre. Një kërkesë të tillë, të akuzuarit për kanosje, e bënë në shqyrtimin e dytë që u mbajt për […]

Shtyhet gjykimi ndaj drejtorit të shkollës që akuzohet se kërkoi të përfitonte nga mbrëmja e maturës

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarit për marrje të ryshfetit, Izet Hoti. Seanca e cila ishte paraparë të mbahej të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, u shty në mungesë të avokatit Emrush Kastrati, mbrojtës i të akuzuarit Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjyqtari i rastit Shaqir Zika, bëri t ditur se […]

Dënohet me burgim me kusht dhe gjobë për shkak të shantazhit në “Messenger”

Shqipdon Jahaj, i akuzuar për veprën penale të shantazhit, të mërkurën është dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me gjashtë muaj burgim dhe 300 euro gjobë. Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja e rastit, Ilirjana Hoti, dënimi me burg nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti, raporton […]

Nëntë të sapolindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 9. 5 meshkuj 4  femra 4  lindje me operacion. Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është numri më i madh i lindjeve apo gati dyfish, krahasuar me ato […]

Dënohet me kusht i akuzuari për sulm ndaj zyrtarëve policor

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, të martën, i ka shqiptuar dënim me gjashtë muaj burgim të akuzuarit për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, Batjar Binakaj. Mirëpo, ky dënim ndaj Binakajt nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti, në periudhën e verifikimit prej një viti, nuk do të […]

Moti deri në fundjavë

Në Prizren dhe rajonin përreth, vazhdon të mbajë mot stabil, i ngrohtë dhe me intervale të gjata me diell deri në fundjavë.Sipas parashikimeve të fundit, gjatë fundjavës,  situata pritet të ndryshojë, pasi ja mundësi për reshje si dhe rënie të temperaturave. Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare, me minimalet që do të luhaten nga […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.