Gjashtë nga 11 të lënduarit në Rahovec kanë pësuar djegie të shkallës së dytë

Gjashtë nga 11 personat e lënduar në një lokal në Ratkoc të Rahovecit janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”.

Nga ky spital kanë thënë për Klan Kosova se këta gjatë veta kanë pësuar djegie të shkallës së dytë pas shpërthimit të bombolës së gazit.

Ndërsa pesë të tjerët janë liruar për në shtëpi pas trajtimit.

Në vendin ku ka ndodhur shpërthimi ka dalë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili për Klan Kosova ka thënë se ka vizituar edhe të shtruarit në spital.