20-04-2024

Kjo është gjendja e të lënduarve nga shpërthimi në Ratkoc të Rahovecit

Një shpërthim i bombolës së gazit në restorantin “Te Dollari” në Ratkoc të Rahovecit ka shkaktuar panik.

Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, saqë i ka hedhur të pranishmit jashtë lokalit, me ç ‘rast lëndime të lehta trupore kanë marrë 15 persona, të cilët kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Pas trajtimit 11 prej tyre janë lëshuar në shtëpi dhe 4 prej tyre kanë qëndruar për trajtim të mëtutjeshëm.

Vlerësimi momental edhe nga ana e policisë konsiderohet që shpërthimi ka qenë aksidental, po sot prape do të dalin në vendin e ngjarjes, për të vlerësuar shkaktarin e shpërthimit./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.