05-05-2024

Rajonale

Komuna e Rahovecit kundërshton projektin e Ministrisë për udhëkryqin afër Xërxës

Projektet e nisura nga Ministria e Infrastrukturës jo çdo herë kryhen pa asnjë pengesë. Një rrethrrotullim i paraparë të bëhet nga kjo ministri në aksin rrugor në magjistralen Gjakovë – Prizren është bërë çështje diskutimi mes Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Infrastrukturës, pasi që nga ekspertë të komunës po paralajmërohen aksidente të shumta, për […]

Paralajmërohen gjoba ndaj ndotësve të lumit Toplluha në Suharekë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur shqetësimin për ndotjen e ambientit, veçanërisht të lumit Toplluha. Ai ka theksuar se praktika e hedhjes së mbeturinave në shtratin e këtij lumi po vazhdon ani pse ai është pastruar disa herë, shkruan sot Koha Ditore. “Kjo pamje nuk na ka hije! Lumi Toplluha në këtë pjesë është […]

Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe herë pas here me vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30  gradë Celsius. Sipas njoftimit, do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare./kp

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Në kontekstin e shënimit të 20-vjetorit të Epopesë së Vrrinit, Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Prizren organizon aktivitete përkujtimore: Ora 10:00 Bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë Ora 11:30 Vendosen buqeta lulesh  te shtatorja e Heroit të Kombit Xhevat Berisha, në Shatërvan Ora 11:30 Akademia përkujtimore në […]

Mushtisht: Arrestohet për vjedhje të pyllit dhe sulm ndaj policisë

Një person është arrestuar për shkak të vjedhjes së pyllit, ndërsa gjatë arrestimit ka sulmuar dhe ofenduar zyrtarët policorë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Në raportin policor, thuhet se rasti ka ndodhur në Mushtisht të Suharekës, kur i dyshuari është takuar duke transportuar dru që i kishte prerë ilegalisht në vendin e quajtur Parku i Sharrit. Pas intervistimit […]

Malisheva e pret e gatshme vitin e ri shkollor

Komuna e Malishevës e pret e gatshme fillimin e vitit të ri shkollor – 2018-19. Kështu është shprehur drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, gjatë një takimi me drejtorët e të gjitha institucioneve arsimore të komunës. Në kuadër të përgatitjeve, ai paraqiti para të pranishmëve realizimet dhe përgatitjet për furnizim me tekste […]

Moti sot dhe gjatë fundjavës

Në rajonin e Prizrenit, sikurse edhe në pjesën më ta madhe të vendit, sot do të mbajë mot i nxehtë dhe me diell, ndërsa në orët e pasdites priten reshje lokale shiu. Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të lëvizin nga 14 gradë Celsius deri në 17 gradë C, ndërsa […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora: 10:00 Mbahet mbledhja e tetë e Kuvendit Komunal të Rahovecit (Salla e Kuvendit Komunal-Rahovec). Ora: 16:45 Zhvillohet ndeshja në futboll  Liria-Drita. Stadiumi “Përparim Thaçi” në në Prizren./GazetaePrizrenit.net/      

Një i plagosur në Gjakovë, tentoi të vetëvritej

Një person i moshës rreth 50 vjeçare, ka tentuar t’i marrë jetën vetës në pasditen e sotme në Gjakovë. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe ka njoftuar se një person është plagosur në Gjakovë rreth orës 17:45. Zëdhënësja së Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj ka njoftuar për KP se dyshohet se […]

“Hardh Fest” gati për edicionin e 17-të, organizatorët tregojnë detajet

Aktivitete të shumta dhe prej më të ndryshmeve do të jenë pjesë e edicionit të 17 të “Hardh Festit”, i cili do të nisë më 7 shtator dhe zgjat tri ditë, transmeton emisioni Express në KTV. Organizatorët e kësaj ngjarjeje thanë në një konferencë se tashmë gjithçka është gati për këtë festë. “Hardh Fest” vazhdimisht […]