05-05-2024

Rajonale

Pranon fajësinë, dënohet me burgim me kusht i akuzuari për vjedhje të rrymës

Katër muaj burgim me kusht, ka shqiptuar Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ndaj të akuzuarit për vjedhje të shërbimeve komunale, Jeton Popaj. Por, ky dënim ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti. Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Ilir Rashkaj, pasi që i […]

Kërkohet interpretim ligjor për profesorët e shkollave të mesme të Suharekës me Barchelor

Pesë mësimdhënës të Suharekës vazhdojnë punën në shkolla profesionale vetëm me diplomën Barchelor. Sipas ligjit të arsimti mësuesit në shkollat e mesme duhet të kenë të përfunduar masterin. Situata e krijuar pasi në kohën kur mësuesit ishin rekrutuar kriteri nuk ishte paraparë me ligj ndërsa edhe përkudnër afatit prej disa vitesh për ta përfunduar masterin […]

Goditet këmbësori në Mamushë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Një person i mitur është goditur nga një kamionetë në Mamushë. Ngasësi pas shkaktimit të aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes.   Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet në lidhje me rastin.   Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit ku po vazhdon të kurohet./Indeksonline/

Moti deri në fundjavë

Ditëve në vijim mot i nxehtë dhe me diell, nga e premtja orëve të pasdites priten reshje lokale shiu. Temperaturat e ajrit, do të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 17C, ndërsa maksimalet nga 29C deri në 31C. 30.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. 31.08 – Mot […]

Vetëvritet ish-ushtari i UÇK-së, që hidhet nga largësia prej 15 metrash

Kishte dy muaj që po trajtohej në klinikën e Neuropsikiatrisë në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Por, ish-luftëtari i UÇK-së, Nazim Krasinqi, 44 vjeç u vetëvra duke u hedhur nga 15 metra lartësi në urën e Meqës në Gjakovë, pasi iku nga spitali. Lufta e fundit në Kosovë e gjeti në krye të frontit, Nazim Krasniqin. […]

Nis projektimi i autostradës Istog-Prizren

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar kontratën për “Hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren”. Rruga që do të lidhë këto qytete do të ketë gjatësinë 91 kilometra. Vlera e kontratës së projektimit është 1,039,532.80 € dhe do të përfundojë brenda 16 […]

Kamera për të identifikuar ata që hedhin mbeturina në lumin “Toplluha”

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka paralajmëruar masa ndëshkimore për ata që dëmtojnë ambientin, si dhe vendosjen e kamerave për të identifikuar ata që prishin imazhin e lumit “Toplluha”. “Kjo pamje nuk na ka hije. Lumi “Toplluha” në këtë pjesë është pastruar disa herë, por persona të pandërgjegjshëm ende po hudhin mbeturina. Ju njoftojmë se […]

Edicioni i 17-të i Hardhfest-it nis me pamje kah Vneshta

Me slloganin “Me pamje kah vneshta”, edicioni i 17-të i festivalit HardhFest do të mbahet në datat 7, 8, dhe 9 shtator, në konakun e Rahovecit. Dea Luma, përfaqësuese për Marrëdhëniet me Publikun nga HardhFest, gjatë një konferencë për media sot njoftoi se festivali i vjeljes së rrushit sivjet do të sjellë aktivitete të reja, […]

44-vjeçari vret veten duke u hedhur nga ura në Gjakovë

Një 44-vjeçar ka vrarë veten duke u hedhur nga ura e fshatit Meqë në Gjakovë. Policia ka konfirmuar rastin për Gazeta Express. N.K., 44 vjeç, dyshohet të jetë hedhur nga ura me lartësi 10-15 metra e fshatit Meqë, pak kilometra larg Gjakovës. Policia ka konfirmuar rastin për Gazetën Express, të cilin po e heton si vetëvrasje. […]

Besnik Ukaj vuan nga leukemia akute, familja kërkon ndihmë për shërimin e tij

Besnik Ukaj, 29-vjeçar nga Malisheva po vuan nga një sëmundje e rëndë e njohur si Leukemia akute mieloide. Për shërimin e kësaj sëmundje duhet ndërhyrja urgjente, e që kalon shumën prej 100 mijë euro. Familja e tij po kërkon ndihmë nga të gjitha ata që kanë mundësitë të kontribuojnë në shërimin e Besnikut. Lexoni të […]