03-05-2024

Llazica e Malishevës bëhet me objekt të rishkollor

Shkolla “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu” e fshatit Llazicë të Malishevës është zhvendosur në objekt të ri.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, me rastin e përurimit të saj, tha se investimet më të mira janë ato në shkolla. Edhe ministri i Arsimit, Shqyqiri Bytyqi, tha se kjo komunë e kishte qysh moti arsimin prioritet dhe shtoi se kjo i kishte shërbyer si model edhe ministrisë.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kërkoi nga të gjithë që të punojnë më shumë për vendin, përfshi edhe shkollat, pasi ndërtimi i objekteve shkollore, po bëhet me qëllim të krijimit të kushteve dhe hapësirës së mjaftueshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie, dhe për këtë janë dhe do të vazhdojnë të mbeten të përkushtuar, ku arsimi dhe investimet në arsimin, do të jetë prioritet mbi prioritete. Kryetari Begaj, i ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, për objektin e ri të shkollës.

Ndërsa Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shyqiri Bytyqi, e ka përgëzuar Komunën e Malishevës, për përkushtimin e saj, për investime të mëdha që ka bërë në objektet shkollore në pesë vitet e fundit, duke ndërtuar 15 shkolla. Pasi i ka uruar të gjithë për objektin e  ri të shkollës, ministri Bytyqi, foli edhe për angazhimin e ministrisë, në rritjen e cilësisë dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe studentët, e në mesin e këtyre kushteve është ndërtimi i objekteve të reja, standarde dhe me hapësirë të mjaftueshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Drejtori i SHFMU “Gjergj Kastrioti”, Fadil Javori, i ka falënderuar të gjithë për këtë investim të madh në shkollën e tyre, pasi nga tani kjo vatër shkollore, ka hapësirën e nevojshme, por edhe kushtet më të mira për mësim. Ai po ashtu ka folur edhe për historikun e shkollës.

Asnjë koment

Comments are closed.