14-05-2024

Pika e përbashkët doganore Shqipëri–Kosovë do të materializohet!

Ministri i Financave dhe i Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, është shprehur se pika e përbashkët e kalimit kufitar me Kosovën në Morin të Kukësit do të jetë një nga pikat më të mira, qoftë në aspektin kufitar të policisë, qoftë në aspektin e tregtisë.

Pika e përbashkët doganore Shqipëri-Kosovë do të materializohet pas tre muajsh, pasi Parlamenti i Kosovës të miratojë në rrafshin politik marrëveshjen për pikën e kalimit të përbashkët me Shqipërinë në Morin të Kukësit, shkruan sot Koha Ditore.

“Pika e përbashkët doganore dhe e kalimit kufitar është investim i IPA dhe i paraprin pikës së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, qoftë për pjesën e policisë, qoftë doganës, që ne besojmë se do ta materializojmë në dy-tre muajt e ardhshëm. Ndërkohë që, me doganën fillojmë në 2019-n gjithë investimin për zgjerimin e parkimit. Parkimi sot është shumë i vogël dhe ka krijuar handikap serioz logjistik në këtë pikëkalimi. Në 2019-n do ta heqim atë problematikë dhe besoj kjo do të jetë një nga pikat më të mirat kufitare qoftë në aspektin e policisë, qoftë në aspektin e tregtisë, që edhe me logjikën që edhe Bankën Botërore po na promovon për fasilitimin e tregtisë”, deklaroi ministri Ahmetaj.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë Financave dhe asaj të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, operimi në një pikë të përbashkët do të lehtësojë së tepërmi lëvizjen, pasi mjetet do të procesohen në një pikë të vetme, që do të thotë, me thjesht një ndalesë, një kontroll

Asnjë koment

Comments are closed.