18-05-2024

Sot Ballkani pret Feronikelin

Në kuadër të ndeshjeve të javës së XIV- të IPKO Superligës, Ballkani i Suharekës sot është mikpritës i skuadrës së Feronikelit nga Drenasi, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Në kryesinë e klubit, thonë se atmosfera në skuadër është tejet pozitive, dhe se djelmoshat suharekas janë përgatitur maksimalisht që edhe nga kjo ndeshje të dalin të buzëqeshur.

Me këtë rast ftohen të gjithë ju qytetarët e Therandës, ‘Xhebraila’ dhe të gjithë dashamirët e skuadrës,  që sot të mbushin shkallët e stadiumit.

Ballkani ndodhet në pozitën e 8 të tabelës me 18 pikë, derisa Feronikeli ndodhet në vendin e parë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 13:30. /GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.