18-05-2024

Në Prizren luhet derbi ndërmjet gjigantëve “të lodhur”

Bashkimi e Trepça janë prej emrave të mëdhenj të basketbollit kosovar. Bashkimi i Prizrenit është kampion në fuqi, ndërsa Trepça e Mitrovicës vazhdimisht ka qenë skuadër që është paraqitur në plejof dhe turne final të Kupës.

Të dy skuadrat kanë bazë të gjerë të tifozëve, por asnjëra nuk e ka nisur edicionin 2018\19 në mënyrën e dëshiruar nga tifozët, shkruan sot Koha Ditore.

Kampioni, Bashkimi, pas javës së gjashtë është i pesti me bilanc prej tri fitoreve e tri humbjeve. Trepça qëndron edhe më keq. Vetëm fundjavën e kaluar shënoi fitoren e parë, pas pesë humbjeve rresht. Me shtatë pikë renditet e fundit.

Dy skuadrat me nam takohen të shtunën (sot) nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kryendeshjen e javës së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll. Në të dy taborët shpresojnë se ndeshja do të shërbejë për të gjetur formën e synuar që ka munguar deri më tash

Asnjë koment

Comments are closed.