14-11-2026

Rajonale

Breshëri largohet me lopatë në Malishevë (VIDEO)

Në disa vende të Kosovës ka pasur të reshura.   Diku shi e murmurimë, e diku edhe breshër. Një rast me këtë të fundit pati në Malishevë, konkretisht në fshatin Plloqicë. Sipas pamjeve të publikuara nga Meteo Ballkan, shihet sasia e breshrit duke u larguar me lopatë.  

OVL e UÇK në Rogovë të Hasit hoqi nga lista 1,300 veteranë të rremë

Në Rogovë të Hasit Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdon pastrimin e listave nga veteranët e rremë. Për një vit e gjysmë u hoqën më shumë se 1, 000 emra të personave, të cilët nuk arritën të dëshmonin se ishin luftëtarë. “Kur e kemi marrë përsipër organizatën, numri ka […]

I vidhet vetura në oborr të shtëpisë teksa gjendet në pushime në Shqipëri

Në fshatin Nëpërbisht të Suharekës një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë vjedhë automjetin furgon, pronë e vëllait të tij. Bëhet e ditur se automjeti kishte qenë i parkuar në oborrin e shtëpisë së tij, derisa ai gjendej në pushim në Shqipëri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes […]

Dy kampionët shqiptarë sfidojnë njeri-tjetrin në Kukës

Në prag të ndeshjeve kualifikuese për ‘Champions League’, kampioni i Kosovës në futboll, Fc Ballkani, ndeshet me atë të Shqipërisë, Partizanin. Ky duel përgaditor që fillon në orën 19:45, është i fundit para kampanjës evropiane, që nis pas një jave. “Xhebrailat” ndeshjen e parë eliminatore për Ligën e Kampionëve e luajnë të marten e 11 […]

Prizren: Inspektori i akuzuar thotë që i ka përmbushur detyrimet e tij, mohon t’i ketë shkaktuar dëm Komunës

Inspektori i ndërtimit në Suharekë, Hafir Maliqaj, i akuzuar për korrupsion, gjatë dhënies së mbrojtjes së tij, ka thënë se si inspektor i ndërtimit i ka përmbushur detyrimet e tij dhe se nuk i ka shkaktuar dëm komunës. Këtë deklaratë, Maliqaj e ka dhënë të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin ku i […]

Zhuri e Dragashi mbesin pa rrymë pas motit të lig të së shtunës

Moti i lig i së shtunës ka ndikuar që të mos ketë furnizim të rregullt me energji elektrike në rajonin e Zhurit dhe atë të Dragashit. Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren ku po mundohen të zgjidhin problemin. “Për shkak të zbrazjeve atmosferike, reshjeve të shiut dhe erërave të forta që e përfshinë dje një […]

Shi e stuhi në Krushe, dëme në bujqësi

Në shumë vende të rajonit të Prizrenit dhe të Kosovës, sot ka pasur reshje të dendura shiu, përcjellë me stuhi, raporton Gazeta e Prizrenit. Një ndër to është edhe fshati Krushë e Madhe e cili është përballur me një stuhi të fortë, që la lënë pas dëme në bujqësi. Në faqen K. e Madhe janë […]

Vrasje në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmë në Suharekë. Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili dyshohet se veprën e kreu nga pakujdesia. “Lidhur me rastin e lartcekur është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar mashkull kosovar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për […]

Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash

Një burrë është gjetur pa shenja jete në lokalin e tij dje në Dragash. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./KK

Përleshje në një fshat të Opojës, katër të lënduar

Një përleshje ka ndodhur në fshatin Pllavë të Opojës, raporton Gazeta e Prizrenit. Referuar Policisë, si pasojë katër të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Raporti nga PK: “Fsh. Pllavë, Dragash 13.06.2023-18:40. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti  katër të dyshuar meshkuj  kosovarë dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.