08-05-2024

Në Krushë të Madhe filloi festivali “AgroFesta” (foto)

Në fshatin Krushë e Madhe, sot filloi festivali AgroFesta, që i dedikohet perimekulturës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ky aktivitet është bërë shumë i rëndësishëm për të gjithë bujqit në Krushë të Madhe, Rahovec, por edhe më gjerë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

“Tashmë është e ditur gjerësisht se çfarë veprimtarie e rëndësishme është bujqësia në komunën e Rahovecit, prandaj jo rastësisht festivale të tilla gjejnë nikoqirllëk në komunën tonë. AgroFesta është bërë një prej mënyrave më të mira për ta promovuar kultivimin e perimtarisë, duke e konceptualizuar edhe dimensionin kulturor që e ka veprimtaria bujqësore në komunën tonë. Pra, bujqësia për rahovecasit, është kulturë dhe mënyrë jetese”, ka thënë ndër tjera kreu komunal i Rahovecit, Smajl Latifi.

Mund të jetë një imazh i 9 persona

Mund të jetë një imazh i 7 persona

Asnjë koment

Comments are closed.