06-05-2024

Sharr ( Dragash )

Përfshihet nga zjarri objekti i postës në Krushevc të Dragashit

Në fshatin Krushevc të Dragashit është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë objekti i postës i cili gjendet jashtë funksioni. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes dje kanë dalë njësitë relevante dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. /GazetaePrizrenit.net/

Në 16 shkolla në Dragash ende mësojnë me plan-program serb

Në shkollën fillore të mesme të ulët “22 Dhjetori”, komuniteti goran mësimet i zhvillon me planprogram arsimor serb, përderisa shkolla “Restelica” funksionon me sistemin e Kosovës, raporton KTV. Përfaqësues të shkollës “Restelica” thonë se bashkëpunimi mes tyre është minimal. Në Komunën e Dragashit janë edhe 15 shkolla të tjera që funksionojnë me sistemin arsimor të […]

Në Zgatar të Opojës u mbajt manifestimi “Sofra e Ymer Prizrenit

Në fshatin e lindjes së patriotit kombëtar, Ymer Prizreni, në Zgatar të Opojës, të shtunën është mbajtur manifestimi tradicional kulturor “ Sofra e Ymer Prizrenit”. Pjesë e këtij aktiviteti të veçantë në këtë komunë përveç banorëve të Zgatarit, ishin krijues letrarë nga hapësirat mbarëshqiptare, mysafirë të shumtë dhe drejtues të pushtetit lokal në Dragash. Drejtori […]

Halil Kastrati paralajmëron ndërtimin e shtatë shtëpive të reja në Dragash

Humanisti dhe kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë të ditur se edhe në Dragash në bashkëpunim me Komunën do të ndërtojnë shtatë shtëpi. Ai bëri të ditur me anë të një postimi në “Facebook”, duke shtuar se Komuna ka ndarë 5 mijë euro. “Sot nënshkruam memorandum bashkëpunimi me Komunën e Dragashit […]

Mungesa e të akuzuarve shtyn gjykimin për keqpërdorim të besimit në Sharr (ish-Dragash)

Mungesa e të akuzuarve për keqpërdorim të besimit, Ejup Balje dhe Myrtez Xhemaj, ka bërë që të dështojë seanca e paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash. Gjykatësja e rastit, Sabaheta Kurteshi, ka konstatuar se ata janë ftuar në mënyrë të rregullt dhe se mungesën e tyre e kanë arsyetuar, […]

Kërcënon bashkëshorten përmes telefonit, arrestohet një person Sharr

Në Sharr (ish-Dragash) është arrestuar një person, pasi përmes mesazheve telefonike ka kanosur bashkëshorten e tij. Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera, rreth rastit. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/

Dënohet me gjobë i akuzuari që pranoi fajësinë për posedim të marihuanës në Sharr

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, e ka dënuar me 200 euro gjobë të akuzuarin për posedim të paaturizuar të narkotikëve, Senad Xheladini. Aktgjykimin ndaj tij, e ka shpallur gjyqtari Bekri Vehapi, pasi që i pandehuri Xheladini, e ka pranuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ai ka thënë se i vjen keq për atë […]

Lëndohet rëndë një person, në një aksident në Sharr (ish Dragash)

Policia ka raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në Sharr (ish Dragash). Njoftohet se ndeshja ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjerja femër K/shqiptare e cila është dërguar në spital për tretman mjekësor. /GazetaePrizrenit.net/

Arrestohet pasi mbyll vajzën që e mori nga partneri me të cilin bashkëjetonte në Sharr

Një person është dërguar në mbajtje në Sharr (ish-Dragash), për shkak të ndërhyrjes për ta marrë vajzën nga partneri i saj me të cilën ka bashkëjetuar, duke e mbyllur më pas në një dhomë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Policia e ka cilësuar këtë rast si kërcënim dhe dhunë familjare. “Me 15.05.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull […]

Sërish mungon i akuzuari, dështon gjykimi ndaj asamblistit të Sharrit

Për të dytën herë me radhë, ka dështuar seanca fillestare ndaj asamblistit në Komunën e Dragashit, Granit Rifaj, i cili akuzohet për mos deklarim të pasurisë. Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance, e paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, ka qenë mungesa e të akuzuarit Rifaj, raporton “Betimi […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.