12-12-2024

Pamje rrënqethëse nga lufta në rrethinën e Dragashit, kufomat e njerëzve në bunar e lumë

Në prill të vitit 1999 në Strellc të Dragashit, mediat ndërkombëtare kishin xhiruar pamjet rrenqethëse të kufomave të shqiptarëve të vrarë nga serbët që ishin future në bunarë dhe afër lumenjëve.

Sipas dëshmitarëve 10 deri në 15 trupa gjendeshin në atë bunar, të mbytur  në prill të vitit 1999.

Një nga banorët e fshatit rrëfen se në bunarin në afërsi të shtëpisë së tij kishte vërejtur trupat e një vajze dhe të dy meshkujve shqiptarë.

Ai thotë se në fshat gjenden edhe tre bunare të tilla të cilët mbajnë kufomat e rreth 12 shqiptarëve.

Asnjë koment

Comments are closed.