03-05-2024

Inspektorati në Prizren fillon rrënimin e mbindërtimit të një objekti afaristo-banesor

Komuna e Prizrenit rrespektivisht sektori i Ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit, ka zhvilluar një aksion në rrugën “William Walker”, për rrënimin e mbindërtimit të një objekti afaristo banesor.

Në faqen zyrtare të komunës së Prizren thuhet se për shkak të mos respektimit të lejes ndërtimore dhe të tejkalimit në ndërtim, Drejtoria e Inpektoratit, sot ka filluar rrënimin e mbindërtimit të një objekti afaristo banesor në rrugën “William Walker”.

Ky aksion është ndërmarrë pasi që investitori nuk i ka zbatuar urdhëresat për rrënim vullnetar.

Drejtoria e Inspektoratit do të jetë e pakompromis për çdo ndërtim të jashtëligjshëm dhe do të vazhdojë të punojë për respektim dhe zbatim të vendimeve ligjore, thuhet në këtë njoftim./tvprizreni.info

Asnjë koment

Comments are closed.