05-03-2026

Sharr ( Dragash )

Dënime me gjobë tre persona nga Dragashi, për kërcënim e dëmtimin e veturës të ish-mikut

Departamenti  i Përgjithshëm Penal, që vepron në kuadër të Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve  me iniciale  I.K.,G.K. dhe H.K.që të tre nga fshati Brezne,  Komuna e Dragashit për shkak të veprave penale asgjësim apo dëmtim dhe veprës penale kanosje, shkruan “GazetaePrizrenit.net” Të akuzuarin me iniciale I.K. nga […]

Asambleisti i PDK-së në Dragash, blenë veturën e Komunës për 550 euro

Komuna e Dragashit ka shpallur fituesit e ankandit publik për shitjen e veturave që ishin në pronësi të komunës. Një prej tyre e ka blerë edhe asmbleisti nga radhët e PDK-së, Granit Rifaj, shkruan Indeksonline. Vetura e tipit RenaultLaguna, çmimin fillestar e kishte 450.00 euro ndërsa asambleistit të PDK-së i është shitur për 550.00 euro. […]

Hajni i arit në Zapluxhë të Opojës kapet pas gati një viti

Pas gati një viti, policia ka arritur ta kap hajnin që plaçkiti stoli ari në një shtëpi në fshatin Zapluxhë të Opojës. Sipas policisë, i dyshuari më 28 janar kishte hyrë me forcë në një shtëpi dhe kishte vjedhur një orë dhe sasi ari në vlerë 7 mijë euro. “Me vendim të prokurorit, i dyshuari […]

Tre të plagosur në Brezne të Dragashit, shkak mosmarrëveshjet rreth pagës

Mbrëmë rreth orës 22:00, Policia në Dragash ka reaguar pas një thirrje nga qytetaret, e cila bënte me dije për një rast ne fshatin Brezne /Dragash , për tre persona te lënduar. Sipas njoftimit të Policisë, fillimisht informata ishte se i dyshuari i N K ka goditur me automjet qëllimisht të dyshuarin S K. Mirëpo, […]

Varrezat pa mirëmbajtje në Dragash

Varrezat e qytetit të Dragashit janë kthyer në një gjendje te keqe. Kjo, si pasojë e moskujdesit nga ana e banorëve dhe komunës, pasi që kjo e fundit nuk ka angazhuar asnjë punëtor për mirëmbajtjen e tyre, raporton KTV. Edhe rruga e cila të dërgon deri te varrezat e qytetit, ka mbetur në gjysmë. Banorët […]

Sharr: Aksion kundër lojërave të paligjshme të fatit

Inspektorati i Komunës së Dragashit, së bashku me njësitit anti-kontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë kontrolluar dy lokale afariste në fshatin Brezne të Dragashit, nën dyshimin se në këto lokale po kryhen veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit me ç’rast janë konfiskuar gjithsej katër shtëpiza të kompjuterit të palicencuara. Në këtë lokacion, një lokal, […]

Aktgjykim refuzues ndaj Salim Jenuzit, shpallet i pafajshëm i akuzuari për uzurpim prone

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj ish-kryetarit të Dragashit, Salim Jenuzi, i cili akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kurse është liruar nga akuza për uzurpim të pronës së paluajtshme i akuzuari tjetër në këtë rast, Nexhat Selaj. Aktgjykimi ndaj tyre, është shpallur të martën, nga kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi. […]

Vetëvendosja në Dragash akuzon Komunën për keqpërdorim të parasë publike

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash ka shprehur qëndrimin se vizitat studimore për anëtarët e Kuvendit të Komunës janë të papranueshme për këtë subjekt politik pasi që ato realizohen pa protokoll, në vende turistike e me paratë e taksapaguesve. Një vizitë e tillë sipas LVV-së është organizuar edhe gjatë fundjavës së shkuar dhe se pretendimet […]

Prokuroria heq dorë nga ndjekja penale ndaj ish-kryetarit të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka hequr dorë nga ndjekja penale ndaj ish-kryetarit të Dragashit, Salim Jenuzi, që akuzohej për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa për të akuzuarin tjetër, Nexhat Selaj, ka vazhduar administrimi i provave. Një gjë të tillë, prokurori Genc Nixha, e ka bërë në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore […]

Në Plavë të Dragashit gjenden 5 kg drogë, arrestohet një e tre të tjerë në arrati

Një person është arrestuar në fshatin Plavë të Dragashit në mëngjesin e së hënës, pasi i janë gjetur pesë kilogramë drogë të tipit marihuanë. Sipas njoftimit nga policia e Kosovës, vetura “Audi” ishte ndalur për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, ndërsa gjatë shqiptimit të gjobës një polic kishte vënë re një qese plastike të dyshimtë. […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.