22-08-2026

Therandë ( Suharekë )

Limaj dhe Shala përurojnë asfaltimin e Zonës Ekonomike në Suharekë

Zëvendëskryeministri në detyrë Fatmir Limaj dhe ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Endrit Shala kanë përuruar asfaltimin e Zonës Ekonomike në Suharekë, raporton Ekonomia Online. Limaj tha se ky është shembulli më i mirë se si ndihmohen bizneset private. Sipas tij, kjo zonë po kthehet në boshtin e punësimit jo vetëm të Suharekës, […]

Nis festivali “Festari” në Suharekë

Në qytetin e Suharekës për të tetëmbëdhjetën herë me radhë ka nisur festivali i Kulturës dhe Verës 2019 “Festari”, që është festë e të rinjve dhe e vjeljes së rrushit. Në hapjen e këtij festivali mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili tha se në Therandë përmes “Festarit” po gërshetohet edhe kultura […]

AAK-PSD e hap nesër fushatën në Suharekë

Nesër bëhet hapja zyrtare e fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit. Për 10 ditë partitë politike, do të prezantojnë programet e tyre qeverisëse, në tubime me qytetarë e studio televizive. Koalicioni AAK-PSD , fushatën do ta nisë në Suharekë. Sipas një njoftimi të AAK-së, tubimi do të mbahet palestrën “13 Qershori” nga ora 18:00, ku […]

Suharekë: Veterani i UÇK-së refuzon ftesën e Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton se Bashkim Gashi, nga Suhareka, deri më tani e ka refuzuar ftesën e Gjykatës Speciale. Sipas njoftimit për media, Gashi, ishte në zyrën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ftesa i është ofruar për datën 24 shtator 2019, […]

Ngacmim seksual në Suharekë

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar në Suharekë, transmeton ”Gazeta e Prizrenit”. Sipas policisë, viktima femër K/shqiptare ka raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar K/shqiptar. “Njësitë policore janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. Me urdhër të prokurorit është iniciuar […]

Suhareka shënon “Ditën pa Makina”, Muharremaj premton shtigje të reja

Në Suharekë u shënua “Dita Ndërkombëtare pa Makina”, e cila synon sensibilizimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit, raporton Ekonomia Online. Shefi për Divizion për Komunikim me Publikun në […]

Aksident në Suharekë, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë ë një aksidenti në rrugën Reqan – Krushicë të Suharekës. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur dje pasdite, rreth orës 17:30, në mes të dy automjeteve me ngasës (K/Shqiptarë), transmeton “GazetaePrizrenit.net. Si pasojë e lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy pasagjer të cilët pa marrjes së tretmanit mjekësor janë […]

Vdes gruaja që u aksidentua në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se deja ka ndërruar jetë një grua e cila kishte pësuar në një aksident trafiku në Suharekë. Aksidenti kishte ndodhur më datë 16 shtator, ku viktima ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë.Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Burri rrah gruan në Suharekë

Një person është arrestuar në Suharekë pasi ka sulmuar fizikisht gruan e tij, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit”. Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se viktima nuk raportohet të jetë lënduar. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Arrestohet pasi sulmon policët në Suharekë

Një person ka sulmuar policët në Suharekë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që  në gjendje të dehur kishte kishte sulmuar zyrtarët policor”, bën të ditur në raportin e sa 24 orësh policia. Nuk raportohet për të lënduar, me vendim të […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.