26-04-2024

Ngacmim seksual në Suharekë

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar në Suharekë, transmeton ”Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë, viktima femër K/shqiptare ka raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar K/shqiptar.

“Njësitë policore janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit e cila do të trajtohet në procedurë të rregullt.  /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.