20-04-2024

Therandë ( Suharekë )

Nis ndërtimi i dy shkollave të reja në Suharekë

Suhareka po bëhet me dy shkolla të reja. Mbi 500 mijë euro do të kushtojë ndërtimi i shkollës fillore “28 Nëntori” në Dobërdelan të Suharekës, ndërtimi i së cilës do të financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Me rastin e vënies së gurthemelit u tha se kjo shkollë e re do të ndikojë […]

Një i lënduar nga vetaksidenti në Duhël

Në fshatin Duhël të Suharekës, dje pas orës 22:00 ka ndodhur një vetaksident trafiku. Sipas Policisë i dyshuari mashkull K-Shqiptar, përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia humb kontrollin del jashtë rrugës dhe godet një shtyllë betoni. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një pasagjer dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor./GazetaePrizrenit.net

Në Dubravë të Suharekës asgjësohen mjete eksplozive të groposura në një livadh

Një person gjatë luftës kishte groposur mjete shpërthyese dhe një sasi të municionit në livadhin e tij, në fshatin Dubravë të Suharekës, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Sipas policisë, rastin e kishte raportuar djali i tij.  Ai kishte treguar se gjatë kohës së luftës së fundit babai i tij (i ndjerë) ka groposur në livadhin e […]

Çiklistëve nga Suhareka u dalin arinjtë në rrugë

Malet e Sharrit janë të pasura me florë dhe faunë, që krijon një parajsë për sportistët ekstremë sikur çiklistët e Suharekës. Ishte fati që Arben Kuçi dhe Blendi Sylaj që të ballafaqoheshin me një ari të madh dhe dy këlyshet e saj. Gjithçka ishte çështje sekondash. Vetë Arben Kuçi ka shkruar në llogarinë e tij […]

Paraburgim të dyshuarit nga Sllapuzhan i Suharekës, për “fajde dhe detyrim”

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale R.B. nga fshati Sllapuzhan, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të fajdesë. […]

Gjuan me armë në aheng familjar, policia ia konfiskon pistoletën

Një pistoletë është konfiskuar në fshatin Vraniq të Suharekës. Rasti ka ndodhur mesnatën e kaluar. Policia ka konfiskuar nga i dyshuari një revole ‘TT’ pasi i njëjti paraprakisht kishte shtënë në ajër gjatë një ahengu familjar. Rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në […]

Qendrat e Dializës në Rahovec e Suharekë nuk funksionojnë

Edhe pse është e pajisur me aparaturat më moderne, të cilat nuk i kanë as spitalet rajonale në vend, Qendra e Hemodializës në komunën e Rahovecit qe më shumë se një vit nuk është në funksion. Përndryshe, Reparti i Hemodializës në Suharekë, i cili ka filluar të ndërtohet në vitin 2013 e po ashtu i […]

Arrestim për “fajde” në Suharekë

Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe Korrupsion (NJRHKEK) në Prizren, ka arrestuar të dyshuarin me inicialet  R.B. (lindur 1952) për shkak të dyshimit të veprave penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, ka filluar hetimet dhe mbledhjen e provave për rastin, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Sipas njoftimit, sot është zbatuar urdhëresa e gjykatës, ku në prezence të […]

Rasti i vëllezërve Bytyçi “duhet t’i përcaktojë” marrëdhëniet SHBA-Serbi

Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të Shteteve të Bashkuara miratoi një rezolutë, me të cilën i bëhet thirrje Serbisë që të sjellë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova. Në rezolutë po ashtu thuhet se përparimi në zgjidhjen e këtij rasti “do të duhej të ishte faktor […]

Nëntë vjet burgim për vrasjen e të miturit B.Muharremaj në stacionin e Suharekës

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  për të Mitur, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të miturit me iniciale  L.L. nga Duhla, Komuna e Suharekës,  për shkak të  veprës  penale vrasje e rëndë dhe veprës penale – mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Pë këtë Gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.