03-03-2026

Therandë ( Suharekë )

Suharekë: Prokuroria tërhiqet nga aktakuza, aktgjykim refuzues ndaj të akuzuarit për dëmtim të pasurisë

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të mërkurën, ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj të akuzuarit për veprën penale “asgjësim ose dëmtim i pasurisë”, Xhevahir Salihu. Aktgjykimi refuzues ndaj tij është shpallur, pasi që paraprakisht prokurori i rastit, Milot Krasniqi, ka hequr dorë nga aktakuza me të cilën ngarkohej i akuzuari Salihu. “Duke u bazuar […]

Suharekë: Arrestohet një i dyshuar për ndihmë në vrasjen e një të riu me 2016

Policia ka njoftuar për arrestimin e një personi, të dyshuar për një vrasje që ka ndodhur më 27 janar të vitit 2016 në Suharekë. “Në lidhje me rastin, pas një pune operative hetimore të zhvilluar nga Policia, me datën 19.03.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, […]

Pas humbjes së jetës së 32 vjeçarit, i pari i Suharekës thotë se do të mbyllë lojërat e fatit

Pasi humbjes së jetës së 32 vjeçarit, i pari i Suharekës thotë se do të mbyllë lojërat e fatit Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se këtë javë do të niset një peticion për ta shfuqizuar Ligjin për lojërat e fatit dhe me këtë lokalet që e ofrojnë këtë veprimtari të mbyllen. […]

Shqipëria mbylli lokalet e lojërave të fatit, në Suharekë u rrit numri

ryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se këtë javë do të niset një peticion për ta shfuqizuar Ligjin për lojërat e fatit dhe me këtë lokalet që e ofrojnë këtë veprimtari të mbyllen. Duke folur në RTK, ai ka thënë se për këtë janë pajtuar të gjithë në Asamblenë komunale dhe se […]

Një muaj paraburgim dorasit të vëllait në Suharekë

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej tridhjetë (30) dite, ndaj të pandehurit me iniciale Bajrami Gega. nga fshati Studenqan, Komuna e Suharekës,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, të vrasjes së rëndë dhe veprës penale, mbajtja në pronës kontroll, posedim të paautorizuar të armëve. Në arsyetim të […]

Pesë viktima për dy ditë në një komunë të vogël të Kosovës si Suhareka

Në këtë vend me 361 kilometra katrorë territor dhe sipas statistikave të fundit, me 60 mijë banorë, vetëm me 3 ngjarje që ndodhën brenda dy ditëve, shkaktuan shqetësim në tërë Kosovën. Dy vrasje dhe një aksident me fatalitet, ndodhën në këtë komunë në dy ditë të vikendit, 16 dhe 17 mars 2019. Më 16 mars, […]

Një muaj paraburgim policit për vrasjen në kazino të Suharekës

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji rreshterit Sh.S. për dyshimin për vrasjen e kryer në fundjavë në një kazino në Suharekë. Referuar njoftimit nga Themelorja, Sh.S. dyshohet se kishte synuar grabitje në një kazino në rrugën e Reshtanit dhe kishte qëlluar punëtorin J.A. punëtor të kazinosë. Sipas gjykatës […]

Në dy aksidente në Suharekë, veturat përplasen në mur

Në dy aksidente që kanë ndodhur në dy fshatra të Suharekës ka qenë karakteristikë përplasja e veturave në mur dhe si pasojë janë lënduar tre persona, shkruan “GazetaePrizrenit.net” Në rastin e parë në fshatin Peqan të Suharekës, dje rreth orës 16:20 raportohet se i dyshuari përderisa ishte duke drejtuar veturën, humb kontrollin dhe përplaset në […]

Rreshteri i dyshuar për vrasjen në Suharekë është hetuar 16 herë nga Policia

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu, është përballur me shumë procese hetimore, përpara se ai të arrestohej në fundjavë, me dyshimin se ka kryer vrasjen e 32-vjeçarit J. A., në Suharekë. Spahiu dyshohet se, ndërsa po përpiqej të kryente grabitjen në një kazino, të dielën në mëngjes, qëlloi për vdekje punëtorin e saj, shkruan […]

Muharremaj komenton fotografinë me rreshterin që dyshohet për vrasjen në Suharekë

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka komentuar fotografinë që ka me rreshterin e policisë së Kosovës, Sh.S. që dyshohet se kreu vrasjen e një të riu në një kazino në këtë qytet të dielën. Ai ka thënë se nuk refuzon qytetarët që duan fotografi me të dhe se s’ka kurrfarë lidhje me rreshterin. […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.