02-03-2026

Therandë ( Suharekë )

Ish-drejtori i Sali Asllanajt ‘nuk ka para’ për avokat, kërkon një nga gjykata

Ish-kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, ka dalë sot para gjykatës në Prizren për t’u përgjigjet në lidhje me një aktakuzë rreth transportit të nxënësve në një fshat të kësaj komune gjatë kohës sa e drejtonte atë. Në seancë, prokuroja e rastit Ervehe Gashi, pas leximit të aktakuzës i propozoi gjykatës që gjatë shqyrtimit […]

Dy policë sulmohen në Suharekë

Në rrugën “Parku i Dëshmorëve” në Suharekë janë arrestuar tre të dyshuar, pasi në një aksident trafiku, derisa nuk kanë përfillur urdhrat i kanë sulmuar dy zyrtarë policorë. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.      

Suharekë: Femrat me kapela mbrojtëse e burrat pa to, tallet deputeti Avdyli (foto)

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, njëherësh deputet, Haxhi Avdyli ka ironizuar me një publikim të bërë nga llogaria e faqes së Komunës së Suharekës, në “facebook’, ku pas një aktiviteti në terren, në të cilin merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, shihen se nga pjesëmarrësit vetëm femrat kishin vënë kapela mbrojtëse, […]

Suharekë: Komuna fillon me gjoba ndaj atyre që hedhin mbeturina

Ata që do të ndotin ambientin me hedhjen e mbeturinave në Komunën e Suharekës do të sanksionohen me gjoba. Në njoftimin e Inspektoratit të Komunës së Suharekës thuhet se vlera e gjobës mandatore është varësisht prej veprimit ndëshkues, prej 20 deri në 100 euro. “Personi ndaj të cilit shqiptohet ndëshkimi me gjobë mandatore është i […]

Familjari i Blerim Kuqit punësohet në QKMF-në e Suharekës

Në pozitën e zyrtarit ligjor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë është punësuar Faton Kabashi. Ai është nipi i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja, Blerim Kuqi. Suhareka udhëhiqet nga Bali Muharremaj, që vije nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në listën e ngushtë të kandidatëve që do të intervistoheshin, të publikuar […]

Suharekë: Të maskuar hyjnë në lokal, pas sulmit  i vjedhin 160 euro dhe cigare

Policia në Suharekë ka raportuar për një vjedhje të rëndë që dje ka ndodhur në një lokal. “Viktima mashkull K/Shqiptar ka informuar se gjersa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre persona të maskuar e kanë sulmuar fizikisht dhe nën kërcënim të armës ia kanë grabitur 160 € dhe një sasi të cigareve”, thuhet […]

Nxënësit e Suharekës rrahen për arsye banale: Pse po m’kqyrë shtremt

Sot para orës 08:00 në oborrin e shkollës fillore “Skënder Luarasi” në Suharekë ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve nxënësish. Policia njofton se nga kjo përleshje njëri nga të përfshirët SH.M. ka pësuar lëndime në trup dhe kokë, për çka është dërguar më pas për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. “Deri te kjo […]

Suharekë: Katër fshatra bëhen me laboratorë për analiza mjekësore

Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatin Duhël, Studençan, Bukosh dhe Mushtisht të komunës së Suharekës sot janë pajisur me laboratorë për analizat mjekësore. Siç thuhet në komunikatën e komunës së Suharekës, pajisja e Qendrave të Mjekësisë Familjare me laboratorë do t’ua lehtësojë banorëve të këtyre fshatrave kryerjen e analizave laboratorike. “Katër Qendra të Mjekësisë Familjare […]

Duhëla e Suharekës bëhet me çerdhe

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përuruan sot çerdhen “Flutura”, e cila do të funksionojë brenda hapësirës së shkollës së mesme të ulët “Sadri Duhla” në fshatin Duhël të Suharekës. Ministri theksoi se ndërtimi i çerdheve të reja, krijimi i mundësive për zhvillimin në fëmijërinë […]

​Hajnat vjedhin 11 mijë e 800 euro në një shtëpi në Suharekë

Policia raporton se në një shtëpi në fshatin Leshan të Suharekës janë vjedhur 11 mijë e 800 euro. Sipas viktimës persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe ia kanë vjedhur paratë. Nuk raportohet për të arrestuar. /KosovaPress/

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.