04-05-2024

Suharekë: Të maskuar hyjnë në lokal, pas sulmit  i vjedhin 160 euro dhe cigare

Policia në Suharekë ka raportuar për një vjedhje të rëndë që dje ka ndodhur në një lokal.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka informuar se gjersa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre persona të maskuar e kanë sulmuar fizikisht dhe nën kërcënim të armës ia kanë grabitur 160 € dhe një sasi të cigareve”, thuhet në njoftim.

Sipas raportit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Njësitet policore po hetojnë rastin.

 

Asnjë koment

Comments are closed.