19-05-2024

Sport

Përleshen shqiptarët e serbët në Bernë (VIDEO)

Tifozët e klubit serb Crvena Zvezda kanë sulmuar shqiptarët në qytetin Bern[ të Zvicrës, ku ata ishin mbledhur për të përcjellë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet skuadrës serbe dhe asaj zvicerane Young Boys. Gjatë një shëtitje në sheshin e Bernit, “Delije”, tifozët e klubit serb që njihen për krime dhe vandalizëm, kanë hedhur kanaçe […]

Bersant Celina shënon gol për Swansea City

Lojëtari i Kombëtares të Kosovës, Bersant Celina, ka shënuar gol kundër Queens Park Rangers F.C. duke e kaluar në epërsi ekipin ku luan Swansea City. Celina realizoi për 1:0 në minutën e 29-të, transmeton Klan Kosova.

Me lëndimin e Rashicës, Kosova rrezikon të mbetet pa “krahë”

Lajmi që të martën ka lëshuar Werder Bremeni është pritur me shqetësim në përfaqësuesen e Kosovës në futboll e po ashtu nga tifozët e shumtë të Kosovës. Ylli i Kosovës, Milot Rashica, ka pësuar lëndim të muskulit të kofshës në ndeshjen e fundit dhe do të mungojë disa javë, shkruan sot Koha Ditore. Werderi nuk […]

“Arpagjikt” kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Lirisë

Liria tashmë është anëtare e Ligës së Parë duke humbur statusin e ligës elitare të Kosovës – Superligë. Prizrenasit kanë filluar të përforcohen dhe të bëjnë ndryshime në klub, por duket se zyrtarët e klubit po hasin në kundërshtimin e tifozëve. “Arpagjik’t” gjatë ditës së djeshme kanë akuzuar kryetarin, Iljaz Iljazin për kurdisje të ndeshjeve […]

Në Korishë të Prizrenit përurohet stadiumi ndihmës, investim i MKRS-së

Futbollistët e Komunës së Prizrenit do të kenë edhe një stadium të ri ndihmës. Në Korishë të Prizrenit u përurua sot stadiumi ndihmës në ‘Boka Boka’ nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Në njoftimin e MKRS-së thuhet […]

Golden Eagle Ylli përforcohet me Zekiqin

Klubi i basketbollit, Golden Eagle Ylli, përmes një postimi në Facebook njofton se është përforcuar edhe me një lojtar. Sipas njoftimit, Samir Zekiqi, basketbollisti mitrovicas, nga sot do të jetë pjesë e këtij klubi suharekas, transmeton Koha.net. Zekiqi, po ashtu, luan për përfaqësuesen e Kosovës. “Përfaqësuesi i Kosovës, që njihet si lojtar i qëndrueshëm dhe […]

Në Korishë të Prizrenit nesër përurohet Stadiumi ndihmës

Në lokacionin “Boka Boka”, në fshatin Korishë të Prizrenit, nesër në ora 11:00 do të bëhet përurimi i stadiumit ndihmës. Këtë e ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një komunikate.   Përurimin do ta bëjë ministri Kujtim Gashi. /GazetaePrizrenit.net

Përforcimi i pestë i huaj i KB Rahoveci

KB Rahoveci është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj. “Vreshtarët” kanë konfirmuar se është Javis Howard basketbolliti i pesë i huaj që do të veshë fanellën bardhekaltër. “Howard basketbollisti i 5-të i huaj te KB Rahoveci, mirësevjen”, thuhet në konfirmimin e KB Rahovecit, që paralajmëron edhe përforcime të tjera.

Kosova humb betejën për Eurobasket 2021

Kosova ka pësuar humbje të thellë në udhëtim te Britania e Madhe, për të humbur kështur edhe ato pak shpresa që kishte për një kualifikim të mundshëm në Evropianin 2021. Në ndeshjen parakualifikuese ndaj Britanisë, Kosova pësoi me rezultat të thellë 101-79, transmeton Koha.net. Më i miri në radhët e vendasve ishte Myles Hesson me […]

Skandal: A ishte kurdisur ndeshja Liria-Drenica?

Tifozët e Lirisë së Prizrenit “Arpagjikët” kanë akuzuar drejtuesit e klubit për siç kanë thënë kurdisje të ndeshjes Liria-Drenica. Për këtë, ata kërkojnë llogari nga kryetari i klubit, duke u arsyetuar me faktin se disa lojtarë vendor nuk i janë bindur  bindën, urdhrave të kryetarit dhe tashmë janë larguar nga skuadra, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’. […]