05-05-2026

Sport

Me lëndimin e Rashicës, Kosova rrezikon të mbetet pa “krahë”

Lajmi që të martën ka lëshuar Werder Bremeni është pritur me shqetësim në përfaqësuesen e Kosovës në futboll e po ashtu nga tifozët e shumtë të Kosovës. Ylli i Kosovës, Milot Rashica, ka pësuar lëndim të muskulit të kofshës në ndeshjen e fundit dhe do të mungojë disa javë, shkruan sot Koha Ditore. Werderi nuk […]

“Arpagjikt” kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Lirisë

Liria tashmë është anëtare e Ligës së Parë duke humbur statusin e ligës elitare të Kosovës – Superligë. Prizrenasit kanë filluar të përforcohen dhe të bëjnë ndryshime në klub, por duket se zyrtarët e klubit po hasin në kundërshtimin e tifozëve. “Arpagjik’t” gjatë ditës së djeshme kanë akuzuar kryetarin, Iljaz Iljazin për kurdisje të ndeshjeve […]

Në Korishë të Prizrenit përurohet stadiumi ndihmës, investim i MKRS-së

Futbollistët e Komunës së Prizrenit do të kenë edhe një stadium të ri ndihmës. Në Korishë të Prizrenit u përurua sot stadiumi ndihmës në ‘Boka Boka’ nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Në njoftimin e MKRS-së thuhet […]

Golden Eagle Ylli përforcohet me Zekiqin

Klubi i basketbollit, Golden Eagle Ylli, përmes një postimi në Facebook njofton se është përforcuar edhe me një lojtar. Sipas njoftimit, Samir Zekiqi, basketbollisti mitrovicas, nga sot do të jetë pjesë e këtij klubi suharekas, transmeton Koha.net. Zekiqi, po ashtu, luan për përfaqësuesen e Kosovës. “Përfaqësuesi i Kosovës, që njihet si lojtar i qëndrueshëm dhe […]

Në Korishë të Prizrenit nesër përurohet Stadiumi ndihmës

Në lokacionin “Boka Boka”, në fshatin Korishë të Prizrenit, nesër në ora 11:00 do të bëhet përurimi i stadiumit ndihmës. Këtë e ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një komunikate.   Përurimin do ta bëjë ministri Kujtim Gashi. /GazetaePrizrenit.net

Përforcimi i pestë i huaj i KB Rahoveci

KB Rahoveci është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj. “Vreshtarët” kanë konfirmuar se është Javis Howard basketbolliti i pesë i huaj që do të veshë fanellën bardhekaltër. “Howard basketbollisti i 5-të i huaj te KB Rahoveci, mirësevjen”, thuhet në konfirmimin e KB Rahovecit, që paralajmëron edhe përforcime të tjera.

Kosova humb betejën për Eurobasket 2021

Kosova ka pësuar humbje të thellë në udhëtim te Britania e Madhe, për të humbur kështur edhe ato pak shpresa që kishte për një kualifikim të mundshëm në Evropianin 2021. Në ndeshjen parakualifikuese ndaj Britanisë, Kosova pësoi me rezultat të thellë 101-79, transmeton Koha.net. Më i miri në radhët e vendasve ishte Myles Hesson me […]

Skandal: A ishte kurdisur ndeshja Liria-Drenica?

Tifozët e Lirisë së Prizrenit “Arpagjikët” kanë akuzuar drejtuesit e klubit për siç kanë thënë kurdisje të ndeshjes Liria-Drenica. Për këtë, ata kërkojnë llogari nga kryetari i klubit, duke u arsyetuar me faktin se disa lojtarë vendor nuk i janë bindur  bindën, urdhrave të kryetarit dhe tashmë janë larguar nga skuadra, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’. […]

Të shtunën nis Superliga me mbi 100 transferime, me tri ekipe që synojnë Evropën

Të shtunën edhe zyrtarisht nis edicioni i 27-të i Superligës së Kosovës, që nga pavarësimi i futbollit kosovar. Sezoni 2019/2020, pritet të jetë ndër më interesantët në kohën e pasluftës, pas disa ndryshimeve nga FFK-ja si dhe përforcimeve të shumta të ekipeve, raporton KTV. Lufta për titull të kampionit do të shoqërohet edhe për pozitat […]

Kryeministri Rama publikon foto brenda stadiumit ‘Arena Kombëtare’ në Tiranë

Janë publikuar fotot nga brenda ‘Arenës Kombëtare’ në kryeqytet. Stadiumi është drejt përfundimit dhe, sipas kryeministrit Edi Rama, “s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do jetë mes stadiumeve më të bukur të Europës.” Në një reagim, Rama thotë se ky stadium do të jetë edhe një qendër e re graviteti social […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.