14-04-2026

Prizren

Aliu: Projekti Prizren-Prevallë ka ngecur për shkak të problemeve me shpronësim

Ministri i Infratrukturës, Liburn Aliu, pas mbledhjes së Qeverisë është deklaruar për mediat lidhur me projektet infrastrukturore në vend. Ai ka thënë përpara mediave se momentalisht Ministria ka strategji të qartë për të zhvilluar infrastrukturën dhe se do të merren seriozisht me problemin e vërshimeve, raporton Indeksonline. “Ne edhe ndikojmë dhe ndikohemi, nga ana tjetër […]

Prizren: Mori veturë “me rent” dhe e futi kokainën në Kosovë, aktakuzë ndaj L.H

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.H., i cili aktualisht gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas aktakuzës, […]

Prizren: Çka kërkoi prokurorja e çka mbrojtja në gjykimin ndaj ish-inspektorit që “lajmëroi marketin para inspektimit”

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, në fjalën përfundimtare, prokurorja Ervehe Gashi ka kërkuar dënimin e të akuzuarit për keqpërdorim të informatës zyrtare, Albrim Poniku, ndërsa i akuzuari Poniku lirimin e tij nga akuza. Poniku po akuzohet se në cilësi të inspektorit të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, nga telefoni i tij i ka […]

Prizren: Arrestohet një person, policia i gjeti armë dhe municion në shtëpi

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që policia gjatë kontrollit në shtëpinë e tij ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion. Referuar raportit të policisë thuhet se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, 5-karikatorë, 702 copë fishekë dhe një pistoletë me gas. Me vendim të prokurorit, i dyshuari […]

Në Prizren gruaja rrahë burrin

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Viktima, Sh.S., mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, V.K. Rasti ka ndodhur në rrugën “Flamuri”, rreth orës 20:00. Burime të Indeksonline pranë Policisë pohojnë se gruaja ka goditur me duar burrin e saj, duke I shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar […]

Përurohet lokaliteti arkeologjik në Prizren ( FOTO)

Sot në Prizren është përuruar  lokaliteti arkeologjik, që ndodhet në Sheshin e Lidhjes, raporton Gazeta e Prizrenit. Projekti u realizua në kuadër të “Programit për integrimin e trashëgimisë̈ kulturore në planifikim hapësinor” të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës të financuar nga […]

Prizren: Ç’solli gjykimi ndaj ish-inspektorit që njoftoi punëtorin e marketit për mbylljen e lokalit para se ta inspektonin

Ish-inspektori i sanitarisë në Prizren, Albrim Poniku ka dhënë mbrojtjen e tij, ku ka mohuar se punëtorin e market “Vrrini” e njoftuar për mbylljen e marketit gjatë inspektimit në kohën e pandemisë. Këtë deklarim, Poniku e ka bërë të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ku po akuzohet se në cilësi të inspektorit Agjencionit të […]

Prizren: Sot bëhet përurimi i lokalitetit arkeologjik

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillimi Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, përuron lokalitetin arkeologjik “Programi për integrimin e trashëgimisë kulturore në planifikim hapësinor”. Përurimi bëhet në sheshin “Lidhja e Prizrenit” në orën 18:00, raporton Klan Kosova Pas shumë vitesh nga zbulimi, lokaliteti arkeologjik është […]

Prizren: Arrestohet një person, i sulmoi policët me çelësa të veturës

Mëngjesin e sotëm, policët në Prizren kanë ndaluar një person të cilin e kishin gjobitur për kundërvajtje. I dyshuari në shenjë pakënaqësie kishte ofenduar zyrtarët policor e më pas edhe i kishte sulmuar duke i gjuajtur me çelësa të veturës. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin policor të Prizrenit. Në lidhje me […]

Prizren: Rruga “Ismet Jashari-Kumanova” mbyllet, shkak riparimi

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kjo rrugë, duke filluar nga udhëkryqi i spitalit e deri tek “Qafa e Kishës”, do të jetë e mbyllur për transportin publik dhe mjetet tjera motorike nga data 07 korrik 2023. “Gazeta e Prizrenit” ka shkruar disa herë për gjendjen e keqe dhe gropat e krijuara në rrugën “Ismet […]