19-11-2025

Prizren

Ja deri kur do të jetë i mbyllur segmenti i rrugës Prizren-Gjakovë

Për shkak të punimeve që po zhvillohen nga Ministria e Infrastrukturës, në kuadër të projektit “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”, vazhdon ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të automjeteve në një pjesë të rrugës Prizren-Gjakovë. Punimet janë duke u realizuar në segmentin e rrugës në dalje të Prizrenit, në drejtim të Gjakovës dhe rruga është e bllokuar […]

Vlerësohet i kundërligjshëm vendimi i Kuvendit të Prizrenit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim

Ministria e Pushtetit Lokal ka vlerësuar si kundërligjor vendimin e Kuvendit të Komunës së Prizrenit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim për KEDS-in, me qëllim të vendosjes së trafos në lagjen “Jeta e re”. Niveli qendror ka kërkuar nga organet komunale që vendimi përkatës të harmonizohet me dispozitat ligjore. Në shkresën që MPL-ja ka […]

Bien rastet me Covid: Nga 294 të infektuar, në Prizren 7 raste

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.035 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. […]

Asamblisti i AAK-së akuzon Komunën e Prizrenit se rrënoi objektin e përuruar dy vjet më parë

Më 4 dhjetor të vitit 2018 u përurua Shërbimi Pedagogjik-Psikologjik i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren. Por, ky projekt i cili Komunës i kushtoi 30 mijë euro, nuk qëndroi mbi tokë më shumë se dy vjet. Sipas asamblistit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ilir Baldedaj, Komuna e Prizren ka larguar shiritin dhe ka […]

Zyrtarët flasin për mirëmbajtje dimërore të infrastrukturës rrugore në rajonin e Prizrenit

Po vazhdon puna në mirëmbajtjen dimërore të autoudhëve, rrugëve rajonale dhe atyre nacionale në Republikën e Kosovës. Ministria e Infrastrukturës njofton se: Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 rrugët janë kryesisht të kalueshme dhe pa borë, përfshirë disa intervenime me kripë dhe rërë në rrugët N9 Prishtinë-Mutidovë (segmenti Koliq-Mutidovë), N5 QMI-Mutidovë (segmenti Shtime-Carralevë) dhe R102 […]

Përurohet  sistemi i ri i ujësjellësit në Gjonaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me banorët e fshatit Gjonaj dhe zyrtarë lokal kanë bërë përurimin e sistemit të ri të ujësjellësit në këtë fshat, i cili do t’ju mundësojë banorëve 24 orë qasje në ujë të pijshëm. Në njoftimin e Komunës, thuhet se gjatë punimeve që kanë zgjatur më […]

Dështon sërish shqyrtimi kryesor në rastin e rrënimit të aneksit “Abi Çarshia” në Prizren

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet seanca ndaj të pandehurve Islam Thaqi, Jetmire Venezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi, të cilët po akuzohen për rastin e rrënimit të aneksit të “Abi Çarshia” në Prizren. Shkak për mosmbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e kryetares së trupit […]

Vdes në Prizren një 54 vjeçar i infektuar me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.327 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 329 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. […]

Prizren: Arrestohen dy persona pasi tentuan të merrnin veturën e tyre të konfiskuar

Janë arrestuar dy persona në Prizren, me dyshimin se kanë tentuar ta rimarrin veturën e tyre të konfiskuar. Policia e Kosovës ka njoftuar se dy burra kosovarë kishin tentuar të merrnin veturën nga parkingu i veturave të konfiskuara. Me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje. Policia e ka cilësuar këtë rast si vetëgjyqësi. […]

VIDEO nga Pashtriku: Vend-arena e rënies së luftëtarëve të UÇK-së me 14 dhjetor 1998

Njëra ndër betejat e famshme të UÇK-së me forcat serbe është ajo e Pashtrikut, në të cilën ra heroikisht Komandant Mujë Krasniqi së bashku me 40 luftëtarë, në një pritë nga forcat serbe, me 14 dhjetor 1998, afër kufirit Kosovë-Shqipëri, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Portali sjell “Gazeta e Prizrenit” një video të shkurtër nga vendi […]