06-11-2025

Prizren

147 raste të reja me COVID, 6 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 147 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 […]

Prizren: Shpallet aktgjykimi dënues ndaj shtetasit të Shqipërisë

Pas arritjes së marrëveshjes së Prokurorisë Themelore në Prizren me të akuzuarin për armëmbajtje pa leje, Pandeli Hoxha, për pranimin e fajësisë, Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues. I pandehuri Hoxha u dënua me 500 euro gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në seancën e mbajtur të hënën, prokurorja Arijana Shajkovci paraqiti marrëveshjen mbi […]

Kush dhe ku po vendosë për arsimin në Prizren sipas Nismës dhe AAK-së?

Opozita prizrenase ka hedhur kritika të shumta ndaj pushtetit rreth gjendjes së krijuar në arsimin prizrenas,  për siç ka thënë konkurse të papërfunduara, ndërsa shumica e shkollave janë me ushtrues detyre të drejtorit. Përfaqësuesit e dy partive, Nismës dhe të AAK-së, ndërkaq kanë deklaruar në Kuvend se kjo gjendje është pasi vendimet servohen jashtë zyreve […]

Zyra e Auditimit gjen shkelje në Prizren

Në Komunën e Prizrenit, Zyra e Auditimit ka gjetur disa shkelje. Një ndër shkeljet e evidentuara janë ato për tenderët, që u është dhënë kompanive me borxhe tatimore. Të njëjtit kanë vërejtur edhe punësimet pa procedura të rekrutimit. Kritika për qeverisjen e Mytaher Haskukes kanë edhe nga Opozita. Në dhjetor të vitit 2017, morri mandatin […]

22 vjet nga rënia heroike e Xhevat Berishës, mësuesit-hero

Sot bëhen 22 vjet nga rënia në altarin e lirisë të Heroit të Kosovës, mësuesit Xhevat Berisha. Ai dha jetën duke luftuar heroikisht në vijën e parë të frontit, në fshatin Lez, në një nga betejat më të mëdha të UÇK-së, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”. Me rastin e 20 përvjetorit të kësaj ngjarje, gazeta […]

Përkujtohen luftimet para 22 vitesh” aktivitete kushtuar “Epopesë së UÇK-së në Vërri”

Në përkujtimin e 22 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së në Vërri” OVL e UÇK-së organizon këto aktivitete: Me 01.09.2020 në ora 10:00 bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, raporton Gazeta e Prizrenit. Në ora 11:00 bëhen nderime pranë shtatores së Heroit Xhevat Berisha në Shatërvan, ndërsa në ora 12:00 pranë lapidarit të dëshmorëve […]

Çfarë aktivitetesh pritet të ndodhin sot në Prizren?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Ora 11:00 bëhen nderime pranë shtatores së Heroit Xhevat Berisha në Shatërvan, Ora 12:00 bëhen nderime pranë lapidarit të dëshmorëve në fshatin Kushnin ora 12:30 bëhen nderime tek lapidari i dëshmorëve në fshatin Lez. Ora 14:30 Kryetari i Komunës së Prizrenit, […]

Kurti viziton Panairin e librit në Prizren

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti gjatë një vizite sot në Prizren është takuar me kryetarin e kësaj komune Mytaher Haskuka dhe zyrtarë të tjerë komunalë. Gjatë kësaj vizite, kreu i Vetëvendosjes së bashku me kryetarin Haskuka kanë vizituar panairin vjetor të librit në këtë komunë. Kryetari Kurti me këtë rast falënderoi të gjithë shitësit […]

Presidenti kroat kërkon falje për vizitën në Shqipëri: Më falni, por ju gënjeva

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, u kërkoi falje qytetarëve të vendit të tij se i kishte mashtruar duke deklaruar më parë se udhëtimi i tij në mesin e muajit Gusht në Shqipëri ishte privat. Milanoviç tha se kishte bërë takim zyrtar me Kryeministrin Rama ku ishte i pranishëm edhe një ushtarak kroat i cili kishte mbërritur […]

Kuvendari Baldedaj: DKA është shndërruar në çerdhe të krimit të organizuar në Prizren

Shefi  i grupit të AAK-së, Ilir Baldedaj, tha se sot përkundër premtimeve për depolitizim, kryetari Haskuka dhe Vetëvendosje nuk mund të dëshmojnë në asnjë rast se kanë vepruar kësisoj. Duke aluduar në pozitën e drejtoreshës së Arsimit, ai tha se nuk pret dicka nga një përkthyeses e UNIMK-ut siç është drejtoresha Xhemile Vezgishi, por nga […]