25-04-2024

Zafir Berisha: Opozita nuk duhet ta votojë propozim-buxhetin e komunës së Prizrenit

Kryetari i Nismas Socialdemokrate në Prizren, i ka bërë thirrje partive opozitare që nesër mos ta votojnë propozim-buxhetin e komunës së Prizrenit.

Përmes një shkrimi në facebook, ai tha se ky KAB është i konstruktuar për fushatë elektorale.

Postimi i plotë:

Në mledhje e nesërme të Kuvendit në Prizren është servuar për tu votuar Buxheti i Projekteve Kapitale i kornizës afatmesme të shpenzimeve 2021-2023.

Bugjeti për vitin që vjenë i është i konstruktuar për fushat elektorale, prandaj partitë opozitare nuk duhet ta votojn dhe të bëhen argatë të mazhorancës minore në Prizren, si ka ndodhur në disa senca të mëhershme ku janë mbështet projekte dhe vendime të atyre që e kanë humbur legjitimitetin bashkë me ata që i kanë pru në pushtet!

Ofendimet e vazhdueshme që z.Haskuka i bënë kuvendarëve të Prizrenit bashkë me komisarët e tij nëpër mledhje të kuvendit dhe konferenca shtypi, nuk besoj që kuvendarët e Prizrenit duhet të mbështesin mashtrimet e pushtetarëve dhe retorikat boshe të tyre për gjoja “interesë” të qytetarëve!

Asnjë koment

Comments are closed.