29-10-2020

Fjalim i ashpër i Nasim Haradinajt në Hagë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, paraqitjen e parë të tij para gjykatës në Hagë e ka shënuar me deklarata të ashpra.

Haradinaj u ka Tribunalit Special që nuk i njeh dhe se është atje për shkak të deputetëve “faqezinjë” të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Fjala e plotë e tij:

Nuk e kam njohur, këtë gjykatën nuk e njoh këtë gjykatë, tash jeni me afat të skaduar më 2 gusht, nëse nuk më leni të bisedojë, unë nuk flas më. Kjo ka qenë gjithherë publike, keni 150 mijë nënshkrime nga popullata, që janë kundër kësaj gjykate, e faqezinjtë tanë deputetët tanë e kanë sjellin situatën këtu që me na arrestu edhe pas skadimit të afatit.

Jam padrejtësisht këtu, keni thyer çdo ligj, keni shkelur Kushtetutën e vendin tim. Nëse për këtë për mendim të lirë dënohet, unë në moshën 15 vjeçare jam arrestuar nga regjimi i Millosheviqit, jemi arrestuar për të drejtën minimale për mendimin e lirë dhe më nuk do të bisedojë për të lexuar atë që kam shkruar.

Asnjë koment

Comments are closed.