Haskuka synon “ta rrëmbejë” drejtimin e degës së Vetëvendosjes në Prizren

Qeverisja e Vetëvëndojses në Prizren me në krye Mytaher Haskukën, është karakterizuar si qeverisje me defekte serioze, me skandale e me shumë ankesa të qytetarëve, akterëvë të shoqërisë civile madje edhe të vetë aktivistëve të LVV-së në Prizren.

Këto keqpërdorime dhe keq menaxhime janë konfirmuar edhe në Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit për vitin 2019, dokument ky që ka evidentuar të gjetura të shumta që fare nuk korrespondojnë me zotimet ‘bombastike’ elektorale të Haskukës, për qeverisje të mirë, pa keqpërdorime, pa nepotizëm, me transparencë e gjithëpërfshirës.

Këta indikatorë negativë, kanë rezultuar që Prizreni të renditet si komunë me performancë të dobët, pa kreativitet menaxherial e pa suksese të duhura e shumë ‘të pritura’.

Haskuka tashmë ka treguar se në vitin 2021, Mytaher Haskuka, do të synojë edhe një mandat për kryetar të Prizrenit, nëse kandidatura e tij pranohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

LEXO EDHE:

A po shpërndanë mjegull kryetari Haskuka?!

 

Lajme365 mëson se sot në zyrat e Vetëvendosjes në Prizren do të mbahet mbledhja e kryesisë së këtij subjekti politik, ku do të diskutohet për zgjedhjet e brendshme në këtë subjekt.

Deputeti Artan Abrashi është kryetar i degës së Vetëvendosjes në Prizren që shumë vite, kurse këtë pozitë tashmë po synon “ta rrëmbejë” kryetari Haskuka.

Burime të Lajme365 bëjnë me dije se Mytaher Haskuka synon të merr drejtimin e degës së Vetëvendosjes në Prizren, duke tentuar ta fuqizojë pozitën e tij për tu përgatitur për zgjedhjet lokale për kryetar të komunave që mbahen në tetor të vitit të ardhshëm.

Lajme365 mëson se në mbledhjen e sotme të kryesisë së degës Vetëvendosjes në Prizren, Haskuka do të paraqet kandidaturën e tij për kryetar të degës.

Kurse në përkrahje të kryesuesit të kësaj dege në Prizren, Artan Abrashit kanë dalur deputetët Hajrullah Çeku dhe Arbër Rexhaj dhe ish deputetja Drita Millaku.

Dega e Vetëvendosjes në Prizren është karakterizuar me mospajtime të brendshme ndër vite, kurse kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ishte ankuar se në shumë raste dhe përballje nuk e ka pasur përkrahjen e partisë.

Ndërsa brenda degës së Vetëvendosjes në Prizren kanë ide dhe plane tjera për kandidaturën për kryetar të Prizrenit, sepse po përgatitet një kandidat tjetër për këtë pozitë, pasi që ka pakanqësi lidhur me qeverisjen e Haskukës.

Kur ishte kandiduar për Kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka ishte trumpetuar si psikolog, ligjërues universitar e ‘statisticien’ që ka përkrahjen edhe të shtresave përtej Lëvizjes Vetëvëndojse në Prizren, madje lideri Kurti shpesh-herë në fushatë thoshte që ‘Me Mytën do t’a mbysin korrupsionin’.

Të gjitha këto pritje janë kthyer në zhgënjime drastike fillimisht për për qytetarët pastaj edhe për vetë strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren si dhe për lidershipin në nivel të lartë me në krye Albin Kurtin. Këto zhgënjime që kanë për adresë Mytaher Haskukën dhe klanin e tij të ngushtë të bashkëpunëtorëve e ‘shefave’, janë veç disa nga arsyet pse Haskuka nuk do të kandidohet më për mandatin e dytë, në krye të Prizrenit, mëson Lajme365.

Albin Kurti dhe bashkëpunëtorit e tij të ngushtë tashmë ka filluar ‘gjahun’ për kandidatin që do të synoj të jetë pasardhës i Haskukës, zëvëndësim ky që mund të jetë pak a shumë profil i Haskukës së dikurshëm por  në një format të ri.

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme të përgjithshme. Nga 20 shtatori, secili anëtar i Lëvizjes, dhe kurdo që është anëtarësuar, do të ketë të drejtë për të votuar e për t’u kandiduar.

Në 30 qendra të Lëvizjes në Kosovë e 13 qendra në mërgatë, anëtarët e Lëvizjes do të kenë mundësi që përmes parimit “një anëtar, një votë” të zgjedhin kryesitë e kryetarët e pikave nëpër lagje e fshatra, të propozojnë kandidatët që vlerësojnë më së shumti apo edhe të vet-propozohen.