26-04-2024

“Vendose Maskën dhe Festo” motoja e aktivitetit “Java e Rinisë” në Prizren

Në një aktivitet të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren, sot është  shënuar “Java e Rinisë”, në të cilën është bërë shpërndarja e broshurave vetëdijesuese  “Vendose Maskën dhe Festo”, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Kreu i komunës, Mytaher Haskuka, që ka marrë pjesë në aktivitetin në Sheshin “Shatërvan” në Prizren), ka vlerësuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë së Kosovës, si shteti me popullsinë më të re në Evropë,

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit në vendet e fundit në Kosovë për Kulturë, Rini e Sport (Dokument)

“Meqë kjo kohë na ka gjetur në një periudhë të vështirë ku po luftojmë me armikun e përbashkët “të koronavirusit”, aktivitetet e këtij viti po organizohen me moton “Vendose Maskën dhe Festo”, ku së bashku me të rinjtë e komunës sonë në sheshin “Shatërvan” kemi bërë shpërndarjen e broshurave dhe maskave mbrojtëse”, ka deklaruar ai.

Sipas Haksukës, duke meqë kjo kohë na ka gjetur në një periudhë të vështirë ku po luftojmë me armikun e përbashkët “të koronavirusit”, aktivitetet e këtij viti po organizohen me moton “Vendose Maskën dhe Festo”.

Ai ka falënderuar gjithë rininë e Prizrenit, që përherë janë të gatshëm të bëhen pjesë e ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur për të gjithë!

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.