04-11-2025

Prizren

Kallëzim penal ndaj Mytaher Haskukës dhe katër zyrtarëve të komunës nga AAK

Kërkesa për rregullimin e megjave (kufijve) nga pronari i një biznesi në komunën e Prizreni që ka rezultuar me këmbimin e një prone komunale me pronën private është bërë bazë për një kallëzim penal që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë ndaj Mytaher Haskukës dhe katër zyrtarëve të komunës së Prizrenit. AAK-ja pretendon se […]

Aktakuzë kundër pesë personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për […]

Mungojnë dëshmitarët, dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit në Prizren

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë mungesa dëshmitarëve Skender Vata dhe Nazmi Kastrati, raporton “Betimi për Drejtësi”. Lidhur me mungesën e […]

Duda Balje formon subjekt të ri politik, Unionin Social Demokratik

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila dha dorëheqje nga DBS-ja për të vazhduar si deputete në kuadër të 6+, tashmë ka formuar partinë e vet. Subjektin e ri politik e ka bërë të ditur për media vet ajo. SDU, Unioni Social Demokratik, është partia në krye me Baljen, transmeton Koha.net. “Po shkruajmë […]

Dështon të fillojë gjykimi ndaj zyrtarëve të Prizrenit për rrënimin e aneksit të “Abi Çarshisë”

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare e së martës në Gjykatën Themelore në Prizren ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Islam Thaqi, Jetmire Venezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj, si dhe Shqipëron Krasniqi. Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë mungesa e të akuzuarës Egzonë-Morina Thaqi, raporton “Betimi për Drejtësi”. […]

Arrestohen dy burra për marrje me prostitucion në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar dy persona të dyshuar për marrje me prostitucion Rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 125” në Prizren, gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, ndërkaq policia ka arritur t’i arrestojë të dyshuarit të hënën e 13 janarit. “Rr. “Brigada 125”, Prizren 17.11.2019 – 02:30.Me 13.01.2020 janë arrestuar dy të dyshuar […]

Arkivi – Hasi, në vitin 1979 (VIDEO)

Televizioni publik ka ritransmetuar një dokumentar të vitit 1979.

Prizren e Prishtina, të prekur më së shumti nga gripi sezonal, IKSHP kërkon kujdes

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thotë se gjatë tërë vitit bën mbikëqyrjen permanente të Influencës sezonale me intensifikim të aktiviteteve gjatë sezonit përkatës tetor-maj. Prej 1 tetorit 2019 deri më 5 janar 2020, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) janë raportuar gjithsej 16.588 raste të dyshimta me grip, 2931 raste infeksione respiratore akute dhe […]

Albin Kurti në qejf, mbledh në Prizren deputetët e minoriteteve

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka takuar sot deputetët minoritarë të Kuvendit të Kosovës. Takimi është zhvilluar në qytetin e Prizrenit. Në takim po marrin pjesë edhe dy anëtarët e VV-së, Xhelal Sveqla dhe Mytaher Haskuka. IndeksOnline ditë më parë kishte raportuar eksluzivisht se Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet t’i bashkohen edhe tre deputetë në […]

Prizren: Arrestohen një person, keqtrajtoi fizikisht dhe psiqikisht nënën e tij

Në Prizren është arrestuar një person i dyshimtë për shkak të keqtrajtimit fizikisht dhe psiqikisht të nënës së tij. Referuar Policisë, ai gjatë intervistimit ka pranuar se ka armë, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë pistoletë CZ99 dhe 44 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari […]