26-04-2024

Prizren: Rritet numri i lindjeve dy ditët e fundit

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar 20  të porsalindur, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sa i përket gjinisë prijnë femrat, pasi nga 14 nga të porsalindurit janë të kësaj gjinie, ndërsa gjashtë djem.

Marrë parasysh numrin në rënie të lindjeve, këto megjithatë mund të konsiderohet si shifra të mira. Kohët e fundit zakonisht numri mesatar i lindjeve është shtatë-tetë.

Karakteristikë e këtyre ditëve është se gati gjysma e numrit të  lindjeve apo nëntë sosh janë “cezariane”  (me operim), që konsiderohet si numër i lartë, apo mbi një të tretën sa zakonisht janë rastet e tilla./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.