20-04-2024

Aksident në magjistralen Prizren – Suharekë, një person në gjendje të rëndë

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka treguar se po dyshohet se vozitësi i automjetit i cili e ka shkaktuar aksidentin ka qenë nën ndikim të alkoolit.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda në magjistralen Prizren – Suharekë, në hyrje të fshatit Korishë në orën 03:00 të mëngjesit. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Lëndime të rënda ka pësuar vozitësi i cili fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, pastaj me rekomandim të mjekëve është dërguar në QKUK në Prishtinë. Lëndime ka pësuar edhe një bashkudhëtar i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. Dyshohet se vozitësi i automjetit që e ka shkaktuar aksidentin ka qenë në ndikim të alkoolit”, ka treguar Osmanollaj./GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.