07-10-2024

Peja mbushet me mbishkrime ku kërkohet dorëheqja e Fatmire Kollçakut

Postimi i deputetet së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, i bërë në rrjetin social Facebook ditë më parë, e më pas i fshirë nga vet ajo, ngjalli reagime të shumta.

E njëjta në këtë postim citoi një analist serb derisa thoshte se:

”Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë. Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së”.

Ndërsa vet deputetja, përveç që fshiu statusin e saj, tha se shkrimi që bëri u keqinterpretua.

Por, përveç opozitës e organizatave të dala nga lufta, dorëheqjen e deputetes po e kërkojnë edhe bashkëvendësit e saj.

Sot në orët e para të mëngjesit, në qytetin e saj të lindjes, Pejën u panë dhjetëra posterë, ku shihet fotografia e Kollçakut dhe mbi të fjala “Dorëhiqu”, ndërsa citohen edhe fjalët e saj që publikoi në Facebook.

Kujtojmë që për këtë postim ka reaguar edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai tha se ndër të tjera se: Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”./Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.