10-12-2024

Shpikësi i ‘cut, copy and paste’ vdes

Larry Tesler, një ikonë e informatikës, ka vdekur në moshën 74-vjeçare, njofton BBC.

Tesler filloi të punonte në Silicon Valley në vitet 1960, në kohën kur kompjuterët ishin të paarritshëm për pjesën dërrmuese të njerëzve.

Qe falë shpikjeve të tij, ku përfshihen edhe komandat “cut”, “copy” dhe “paste”, që kompjuterët personal u bënë të thjeshtë për t’u mësuar dhe përdorur.
Xerox, ku Tesler kaloi një pjesë të karrierës së tij, i bëri homazh.

“Shpikësi i “cut/copy/paste/find & replace” dhe i shumë të tjerave ishte ish-kërkuesi shkencor i Xeroz, Larry Tesler”, shkroi kompania në Twitter. “Dita juaj e punës është më e lehtë falë këtyre të tij revolucionare”.

Tesler lindi në Bronx, New Yor, në 1945 dhe studio në Universitetin Stanford të Kalifornisë.

Pas diplomimit, ai u specializua në projektimin e ndërfaqes së përdoruesit, që i ka bërë sistemet kompjuterike më të lehta ën përdorim.

Ai punoi për një numër të madh firmash kryesore të teknologjisë gjatë karrierës së tij të gjatë. E nisi në Qëndrën Kërkimore Xerox Palo Alto para se Steve Jobs ta mbërthente atë për Apple, ku ai kaloi 17 vite dhe u bë shkencëtari kryesor.

Pasi u largua nga Apple, ai ngriti një “start-up arsimor”punoi për periudha të shkurtra në Amazon dhe Yahoo./SYRI.NET

Asnjë koment

Comments are closed.