02-05-2024

Prizren: Arrestohet për armëmbajtje pa leje

Dy persona janë hasur të armatosur me pistoletë dhe thikë, derisa po udhëtonin me një veturë, por policia ka arrestuar njërin prej tyre, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, kjo ka ndodhur dje pasdite gjatë kontrollit të një veture me targa vendore, në të cilën kanë qenë drejtuesi dhe një pasagjer.

“Tek i dyshuari – (drejtuesi i automjetit) është gjetur dhe konfiskuar një thikë,  e po ashtu në automjet është gjetur dhe është konfiskuar edhe një thikë tjetër, ndërsa tek i dyshuari – (pasagjeri) në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 16  fishekë”, thuhet në raportin e PK-së.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve  është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt./ GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.