17-05-2024

Në Malishevë ka filluar vaksinimi i kafshëve

Si çdo vit, edhe sivjet, Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), janë duke bërë vaksinimin e kafshëve, ku përfshihen gjedhet, delet, dhitë dhe qentë. Vaksinimi bëhet kundër sëmundjeve klostridiale, siç janë këmbëzeza, edema malinje, gangrena gazoze, dizenteria e qengjave, pastaj vaksinimi dhe dehelmetizimi i qenve shtëpiak.

Vaksinimin e kafshëve gjatë ditës së stome, e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Blegtori, Murat Hoxha, të cilët janë njoftuar me procesin e vaksinimit.

Ata kanë vlerësuar si shumë të suksesshëm vaksinimin, si masë parandaluese ndaj sëmundjeve të ndryshme tek kafshët, si dhe për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet që mund të transmetohen nga kafshët tek njeriu, përmes kontaktit dhe konsumimit të produkteve.

Këtë projekt është duke e realizuar stacioni veterinar në Malishevë, ndërsa sipas drejtorit të bujqësisë, Murat Hoxha. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.