12-10-2024

Kanos policët, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren për shkak të pengimit dhe kanosjes së policëve,  raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite, por nuk bëhet i ditur identiteti.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K për shkak se i  kishte penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës derisa ata kanë pasur nën kontroll dy të dyshuar. I dyshuari përpos që  i kishte penguar i njëjti i kishte kanosur zyrtarët policorë”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.