21-11-2025

Prizren

Korisha një model për fshatrat tjera të Kosovës

Mobilizimi i banorëve për një ambient më të mirë Rrallëherë në vendin tonë mund të gjendet një shtrat i lumit pa mbeturina, sikurse kjo e fshatit Korishë. Banorët kujdesin për ambientin e kanë në rend të parë dhe këtë kanë arritur ta bëjnë duke u vetorganizuar. Fshati ndahet në dy lagje, ajo e gurit dhe […]

Tri rrugë të Prizrenit bllokohen për shkak të punimeve në infrastrukturë

Shkaku i punimeve për rehabilitim të ujësjellësve, kanalizimeve dhe pusetave, në disa rrugë të Prizrenit, qarkullimi i veturave do të jetë përkohësisht i ndaluar. Përmes një komunikate, Komuna ka njoftuar se rrugët “Aleksandër Flemingu”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Indrit Cara – Kavaja” për shkak të këtyre punimeve do të jenë të bllokuara nga data 05.10.2018 […]

Haradinaj: Flamuri gjerman, do të mbetet i ngritur lartë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në qendrën e Prizrenit ka marrë pjesë  në ceremoninë lamtumirëse të tërheqjes së ushtarëve gjermanë, ka thënë se populli i Kosovës është përherë mirënjohës për Gjermaninë. Këtë qëndrim ai e ka shprehur përmes një postimi në Facebook, ditën kur ka qenë ceremonia lamtumirëse për ushtarët gjermanë në Kosovë. “Në ceremoninë […]

Prizreni përjetësisht falënderues për misionin fisnik të ushtarëve gjermanë

Autoritet prizrenase e kanë vlerësuar lartë kontributin e ushtarëve gjerman të KFOR-it, të cilin pas gati dy dekadash, zyrtarisht e mbyllin sot, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Duke folur për kontributin e tyre, Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, pasi shpreh falënderime dhe mirënjohje për tërë angazhimin për vite të tëra në Prizren, vlerëson si të jashtëzakonshëm angazhimin e […]

Haskuka fton prizrenasit që masovikisht të dalin në qendër për ta falënderuar KFOR-in gjerman

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka ftuar të gjithë qytetarët e Komunës, të dalin në qendër të qytetit, për t’i shprehur  falënderimet e tyre ndaj KFOR-it gjerman, me rastin e tërheqjes të tyre nga Prizreni, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ai këtë e ka bërë në profilin e tij në facebook: “Me rastin e tërheqjes së […]

Për 20 vjet, 27 ushtarë gjermanë kanë dhënë jetën për Kosovën

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur delegacionin e lartë nga Qeveria Gjermane, kryesuar nga sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Thomas Richard Silberhorn dhe Maria Flachsbarth, sekretare e Shtetit në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik. Në një konferencë për media kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj tha se ka ardhur momenti që prania e ushtarëve gjerman në […]

Danke für alles!

Sot është një ditë e veçantë për Prizrenin dhe komunat përreth. Largimi zyrtar i ushtarëve gjermanë të KFOR-it nga ky qytet, do të sjellë një ditë emocionale për prizrenasit,  të cilët kujtojnë më krenari kontributin e paqeruajtësve gjerman të cilët largohen pas një misioni të suksesshëm e krenar,  shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Pas një qëndrimi prej […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 15:15 Në kuadër të ceremonisë së largimit të ushtarëve gjermanë të KFOR-it nga Prizreni, mbahet një shëtitje në Kampin Fushor gjerman në këtë qytet. Ora 16:00 Në kuadër të manifestimit lamtumirës për tërheqjen e forcave ushtarake të KFOR-it gjerman nga kampi ushtarak në Prizren, në “Shadërvan”, do të organizohet […]

Prizreni ndër qytet kryesore sa i përket falsifikimit të parave

Kosova po mbushet me para false. Vetëm në një shtëpi banimi në Prizren, të martën janë gjetur para të falsifikuara në vlerë prej 230 mijë euro. E sipas statistikave të Policisë, për vetëm gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë raportuar 268 raste të parave të falsifikuara, shifër kjo që për tri vitet e […]

Caktohet seanca e posaçme e Kuvendit të Prizrenit për gjendjen në arsim

Kuvendi i Komunës (KK) i Prizrenit, me kërkesë të opozitës do të mblidhet këtë të premte, në një seancë të jashtëzakonshme për të debatuar rreth gjendjes së fundit në arsimin prizrenas, pas emrave të propozuar për drejtorë shkollash,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Seanca mbahet me kërkesë të PDK-së në opozitë e të përkrahur edhe nga kuvendarët e […]